Suedi - Kriminalitet i lartë mes minorenëve
Suedia, e njohur si një nga vendet më liberale dhe tolerante në Evropë vitet e fundit lufton kundër krimit në rritje të të rinjve. Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë suedeze për të frenuar dhunën e bandave, bandat kriminale vazhdojnë të rekrutojnë të rinj të mitur për vrasje me porosi. Sipas shifrave zyrtare, vetëm vitin e fundit akuzohen 120 fëmijë nën moshën 15 vjeç, se kanë kryer apo janë përfshirë në vrasje. Pse nuk arrin Suedia të vërë nën kontroll krimin e minorenëve?
Ukrainë - Art në kohë lufte
Përmes fotografisë artistja ukrainase Nika Ritshel trajton tmerret e luftës në vendin e saj. Nika mund të largohej nga vendi kur shpërtheu lufta tre vjet më parë, por nuk u largua, në vend të kësaj, ajo filloi serialin e saj "Bluja dhe e Verdha" me kostume në ngjyrat kombëtare ukrainase. Të gjitha fitimet nga shitjet shkojnë për organizata humanitare.
Itali - Të jetosh nën vullkanin më aktiv të Europës
Të jetosh në ishullin italian Stromboli do të thotë të jetosh drejtpërdrejt nën vullkanin më aktiv në Evropë, 900 metra i lartë Për banorët poshtë, nën hijen e Strombolit, si Domenico Taggio, jeta ka në ishull gjithmonë ka qenë sfiduese. Por rreziku nuk ka qenë kurrë më i madh se tani.
Casu Marzu - djathi i prishur
Casu Marzu është një lloj djathi shumë i veçantë nga qumështi i deleve që prodhohet vetëm në ishullin italian të Sardenjës, shitja e tij është rreptësisht e ndaluar. Ai prodhohet me larva, por nëse ato janë ende gjallë, konsumimi i këtij lloji djathi mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.