Edicioni i përjavshëm "Europeo":
Nga e ka prejardhjen Donald Trump - një vështrim tek paraardhësit e presidentit amerikan
Presidenti amerikan, Donald Trump i sheh si problem emigrantët. Ai i konsideron ata të rrezikshëm dhe beson se sjellin material të keq gjenetik në SHBA - edhe pse vetë nëna dhe gjyshërit e tij erdhën në Amerikë si emigrantë. Por Trump duket se nuk e di saktësisht se nga vijnë paraardhësit e tij. Një herë ai pretendoi se familja e tij vinte nga Suedia. Por kjo nuk është e vërtetë. DW vizitoi vendet ku në të vërtetë kanë jetuar paraardhësit e Trump.
Problemet me mbetjet në Serbi
Grumbullimi i mbetjeve është një problem i madh në Serbi: pothuajse të gjitha mbetjet përfundojnë në deponi, të cilat shpesh nuk i përmbushin standardet evropiane. Vetëm vitin e kaluar, disa nga këto deponi mbeturinash u dogjën, madje disa herë - si p.sh. deponia e Dubokos pranë qytetit të Uzhices në perëndim të vendit. Aktivistët e mjedisit po luftojnë për respektimin e ligjit dhe për menaxhimin e duhur të deponive në Serbi - por me pak sukses.
Fluks automjetesh në Europë- A mund të ndryshojë gjendjen transporti falas?
Fluksi i automjeteve është një problem i madh për shumë qytete evropiane - bllokimi i trafikut, ajri i ndotur nervozon e shqetëson shumë qytetarë. Disa qytete evropiane, mes tyre edhe Talini në Estoni duan të inkurajojnë bannorët të përdorin transportin publik duke e ofruar atë falas. Por me cilin rezultat? E marrin vërtet njerëzit autobusin dhe përdorin më pak automjetin?
Pastiçerja më e mirë në botë- Nina Metayer rrëfen për rrugën e saj të suksesit
Nina Métayer në fakt donte të bëhej bukëpjekëse, por si një grua e imët, kjo ishte vështirë për të. Në vend të kësaj ajo u bë pastiçiere në Francë, madje e nivelit botëror. Për dy vjet radhazi Nina ka marrë çmimin e "Pastiçeres më të Mirë në Botë" - Deri më tani ka pasur vetëm burra që kanë marrë vlerësimin më të lartë nga Shoqata Ndërkombëtare e Bukëpjekësve dhe Pastiçerëve. Po si ia ka dalë Nina Métayer të arrijë deri këtu?