Ethet elektorale në zonën 31 në Tiranë
7 Shtator 2007Rivalët politikë që garojnë për zgjedhjet parlamentare të pjesshme në zonën 31 të qytetit te Tiranës janë në kulmin e angazhimit të tyre për tu shpjeguar votuesve të tyre se përse ata jane alternative më e mirë për ti përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë zonë me përbërje mikse të banorëve tradicionale tiranas apo të ardhur nga zona të tjera të Shqipërisë në vitet e fundit, deri një muaj më parë ka qenë deputetet Presidenti Bamir Topi. Ulja në karrigen e kreut të shtetit e Topit, në bazë të ligjit shqiptar bën të detyrueshëm zëvendësimin e tij me përsëritjen e votimeve.
Kandidatët kryesore janë tre banorë të hershëm të kësaj zone, Edi Paloka, nga PD dhe koalicioni i djathtë në pushtet, Lulan Zhegu, nga PS dhe aleanca e majtë opozitare, si dhe Dashamir Shehi nga Levizja për Zhvillim Kombëtar, LZHK.
Gjithashtu në garë të dilenën e tretë të shtatorit do të jenë dhe një kandidat i pavarur dhe nje përfaqësues i komistëve. Duke qënë banorë të zonës rivalët duket se kanë hequr dorë nga mitingjet dhe aktivitetet e bujshme, duke aplikuar takime të ngushta me qytetarët, duke trokitur ne familjet e tyre në vendet ku bëjnë biznes, duke shkëmbyer mendime me ta në rrugë, trotuare e lulishte. Ndryshe nga herët e tjera të fushatave elektorale mungojnë replikat dhe akuzat në distancë.
Edi Paloka, anëtar i kryesisë së PD, ka besim se ne fund fitorja do ti buzëqeshë atij. "Unë nuk do të merrem me kundërshtarin gjatë fushatës. Për mua kushdo që të ishte përballë do të mbaja të njëtin qëndrim. Aq më tëper që Luanin e njoh vetë si qytetar, si këngëtar. Por ne tani jemi në një garë politike dhe besoj se ne fund të garës deputeti do t`i takojë PD-së", thotë Paloka. Kandidati i opozites, Luan Zhegu, nje këngëtar i njohur në skenat shqiptare ka qënë dy herë i zgjedhur si drejtues për minibashkinë që mbulon zonën zgjedhore 31. Këtë ai e quan si favor ndaj rivalëve të tij. "I njoh shumë mirë problemet e komunitetit dhe do të ndikoj në zgjidhjen e tyre. Edi ka votat e tij, Dashi ka të tijat dhe unë kam të mijat. E rëndësishme është që tani shoqëria shqiptare është e emancipuar dhe nuk gjykon për ngjyrat e spektrit, por për cilësitë e kandidatit", deklaron Luan Zhegu i PS-së
Kandidati i LZHK-se Dashamir Shehi, per përvojën e gjatë politike shprehet se do ta ndjente veten mirë nëse do të garonte më rivalë me nivel më të lartë politik. Zgjedhjet në zonën 31 janë vlerësuar maksimalisht nga selitë kryesore të politikës në Tiranë. Një deputet më shumë a një deputet më pak majtas e djathtas merr rëndësi të vecantë në nismat politike që pritet të ndërmerren në sezonin e ardhshëm parlamanetar.