E gjithë familja dënohet për vrasjen për çështje nderi të një pakistanezeje
29 Qershor 2006
Gazala gjithmonë kishte shpresuar se familja e saj me origjinë nga Pakistani do të pajtohej sërish me të. Por pikërisht kjo shpresë ishte dënimi i saj me vdekje.
Në 23 shtator të vitit të kaluar, vajza e re u qëllua me armë në sheshin e stacionit të trenit të qyteti të vogël danez, Slagelse. Autor i krimit ishte vëllai i saj.
Bashkëshorti i Gazalas, ja doli të mbijetonte pas një operacioni, ndërsa Gazala humbi jetën.
Në sytë e familjes së saj, pakistanezja 18 vjeçare kishte kryer një turp që mund të lahej vetëm me gjak. Ajo ishte dashuruar me njeriun e gabuar, me Emla Khan nga Afganistani. Dy ditë para vdekjes, Gazala dhe emal ishin martuar. Ata po jetonin të fshehur, por u futën në grackë përmes një dredhie të ulët.
Vrasësi, vëllai i Gazalasë qëlloi gjashtë herë mbi motrën e tij dhe burrin e saj. Pak pas krimit ai u arrestua dhe akuzua. Pas kësaj mund të mbyllej rasti, por policia daneze nuk lëshoi pe.
Ajo kishte në dorë disa të dhëna se në vrasje ishin përzierë edhe babai i vajzës dhe të afërm të tjerë, por nuk kishte dëshmi të mjaftueshme.
Të gjithë u shpallën fajtorë, dënimi do të jepët më vonë. Profesorja Uni Vikan ky rast do të hyjë në historinë e drejtësisë:
"Është hera e parë në Evropën veriore, me sa di unë, që akuzohen dhe shpallen fajtorë kaq shumë anëtarë të një familjeje. Deri më tani janë akuzuar vetëm autorët e krimit dhe jo dorasit. Në Suedi u bë njëherë një përpjekje që të paguanin për krimin edhe anëtarët e familjes, por pa sukses."
Hetuesit kontrolluan kohën dhe vendin e qindra telefonatave nga celulari mes nëntë të akuzuarve, krahas gjashtë të afërmve edhe tre miq të familjes.
Të akuzuarit u përzien në kundërthënie me njëri-tjetrin dhe prokurorja e konsideron të vërtetuar fajin e gjashtë personave.
Uni Vikan shton:"Policia bëri një punë shumë të mirë. Hetuesit mundën të gjenin dëshmi, ndihmoi fakti që shumë të akuzuar ishin në Danimarkë. Në disa raste të tjera personat e kërkuar ndodheshin në kontinente të tjera, dhe është shumë e vështira të akuzosh një grup të tërë dheh japësh dënimin."
Asnjë rrethanë lehtësues për aktin e shëmtuar të planifikuar me shumë brutalitet dhe dredhi. Kjo sepse çifti nga foleja ku ishte fshehur ishte nxjerrë me dredhi në emër të pajtimit dhe pas kësaj vajza u qëllua. Akuzuesja kërkoi burgim të përjetshëm për vëllanë, babanë, xhaxhain e vajzës pakistaneze si edhe për një teze të saj. Të tjerët mund të marrin dënime afatagjatë.
Disa ditë para krimit Gazal dhe Emal Khan kishin kërkuar ndihmën e policisë daneze. Dënimi që do japë gjykata veçse do të jetë historik. Disa ekspertë të integrimit mendojnë, se dënimi do të shkaktojë valë shokuese tek mjaft familje emigrantësh. Por një dënim nuk ndryshon traditat e vjetra. Policia i frikësohet faktit, se një nga pasojat e dënimit do të jetë që në të ardhmen personat do të përpiqen që viktimat t'i dërgojnë jashtë vendit dhe t'i vrasin diku.