Dy policë gjermanë vriten gjatë një kontrolli rutinë
31 Janar 2022Në qarkun Kusel në Gjermani në landin Renani-Pfalc të panjohur kanë qëlluar për vdekje të hënën herët në orën 04:20 të mëngjesit (31.01.) dy policë gjermanë. Policia në njoftimin e saj shkruan se "bëhej fjalë për një patrullim rutinë" të policisë së trafikut rrugor.
Ka ende shumë paqartësi lidhur me sfondin e ngjarjes, por akualisht në kërkim është shpallur A. J. Schmitt, 38 vjeç, i dyshuar për vrasjen e dy policëve, kanë bërë të ditur prokuroria e Kaiserslauternit dhe Presidiumi i Policisë Vestpfalc. Nuk ka të dhëna për vendndodhjen të dyshuarit.
Një zëdhënës i policisë në Vestpfalc tha për radion publike SWR, se "kolegët janë shumë të tronditur. Disa i njihnin policët personalisht." Dy policët e vrarë kishin kërkuar ndihmë me radiomarrëse, por kur erdhën forcat e policisë në vendngjarje ishte shumë vonë, policja 24 vjeçare dhe kolegu i saj 29 vjeçar kishin ndërruar jetë.
la/ag