Dick Marty "mbledhë fakte për krimet" e UÇK-së & Intervistë me Bernd Borchard & Putin vizitoi Turqinë
7 Gusht 2009Senatori zviceran, Dick Marty, i ngarkuar nga Këshilli i Evropës, ka nisur misioni e mbledhjes së fakteve lidhur me pohimet për vrasjen e mundëshme të civilëve serbë gjatë luftës në Kosovë. Beogradi thotë se ish-pjesëtarët e UÇK-së kanë trafikuar organet e civilëve serbe. Ndërkohë që Qeveria e Kosovës i hedh poshtë këto pohime.
Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Bernd Borchard pohon se zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit shënuan një hap përpara në Shqipëri, ndonëse u konstatuan edhe mangësi në procesin e votimit dhe numërimit. Gjermania i bën thirrje opozitës në Tiranë që të jetë konstruktive dhe të bashkëpunojë me maxhorancen, për të kryer reformat që kërkohen në procesin e integrimit në BE.
Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan u takua të enjten (06.08) në Stamboll me homologun i tij rus Vlladimir Putin. Në qendër të bisedimeve ishin çështje të energjetikës, por edhe tema te tjëra politike, në veçanti gjendja në Kaukaz, ku të dy vendet kanë interesa të shumta.
Autor: Bekim Shehu, Ani Ruci, Ulrich Pick
Redaktoi: Bahri Cani