Dhuna ndaj fëmijëve si një fenomen rajonal
16 Shkurt 2013E.L 12 vjeç, ndjek mёsimet nё njё nga shkollat kryesore tё qytetit tё Tiranёs. Ai thotё se nё mёnyrё tё pёrditshme prindёrit ose i bёrtasin ose e qёllojnё pёr sjelljen e tij. "E di se çfarё mё pret kur kthehem nё shtёpi, ndaj dhe nuk mё bёn shumë pёrshtypje... Shpresoj gjithmonё qё tё ha sa mё pak dru nga ata tё shtёpisё. Ama nё shkollё nuk lё njeri tё mё prekё me dorё."
T.ZH ёshtё nxënëse nё vitin e parё tё shkollёs sё mesme. Me shumё drojё ajo tregon se i vёllai dy vjet mё i vogёl e keqtrajton psikologjikisht dhe fizkisht. "Ka marrё zemёr nga babai dhe sillet shume keq me mua. E kam pullё poste nga mbrapa nё çdo rast dhe pёr gjёrat qё nuk i pёlqejnё mё bёrtet ose tenton tё mё qёllojё...."
Dhuna ndaj miturve ёshtё mjaft e pёrhapur nё Shqipёri. Nё njё studim qё ka zhvilluar sё fundmi Qendra Shqiptare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, CRCA, rezulton se vetëm 28 përqind e fëmijëve janë shprehur se ndaj tyre nuk ёshtё ushtruar asnjёherё dhunё psikologjike, ndёrkohё që 38 përqind e tyre deklarojnё se nuk kanё qenё asnjёherё viktima tё dhunёs fizike nё familje. Tё ndara sipas gjinisё, vajzat raportojnё dhunё psikologjike mё tё lartё sesa djemtё. Kurse pёr dhunёn fizike tё dhёnat nuk paraqesin ndonjё ndryshim thelbёsor në viktimizimin mes djemve dhe vajzave.
Studim me fokus rajonal mbi dhunën ndaj fëmijëve
Veçori thelbёsore e studimit pёr tё evidentuar dhunёn ndaj fёmijёve ёshtё fakti se ai u zhvillua njёherёsh nё 9 shtete të rajonit: Shqipëri, Greqi, Bullgari, Kroaci, Maqedoni, Rumani, Serbi, Turqi dhe Bosnje. Studimi që ka në fokus grupmoshën 11 - 16 vjeç është më i madhi në nivel rajonal me një kampion të përbashkët prej 30 mijë të pyeturish.
Altin Hazizaj, drejtor i Qendrës Shqiptare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, thotë për DW se synimi i përbashkët parësor ishte që të "fotografohej" gjendja, të ndërtohej "një hartë" e saktë mbi prevalencën e një fenomeni prezent me shqetësim në vendet e rajonit tonë.
"Këto gjetje ne synojmë që ti shndërrojmë në politika konkrete për të parandaluar dhunën ndaj të miturve, të nxisim ligjvënësit dhe politikbërësit që të fokusohen më shumë në zbutjen e pasojave që shoqërojnë fenomenin. Të përmirësohet niveli i shërbimeve që ju ofrohen fëmijëve viktima direkte a indirekte të ushtrimit të dhunës fizike a psikologjike. Dikush mund të thotë se dhuna ndaj fëmijëve është prezente dhe në pjesë të tjera të globit. Ok, por për ta luftuar duhen të dhëna konkrete, duhet një pasqyrë konkrete, duhet ta njohësh plagën që ta kurosh sa më mirë, nëse mund ta them kështu".
Hazizaj shton se projekte të tilla rajonale vlejnë dhe për akorde të përbashkëta kooperimi mes partnerëve rajonale në angazhimin për t'u përballur në mënyrë konkrete në luftën kundër dhunës në të gjitha format që ajo shfaqet.
Qendra Shqiptare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve prej vitesh ka një shërbim falas telefonik kombëtar "Alo 116" për të raportuar probleme të fëmijëve.
"25 përqind e rasteve që ne marrim nga kjo linjë komunkimi në shkallë të gjerë raportohet si ankesë e të miturve për ushtrim dhune ndaj tyre. Kjo brenda dhe jashtë familjes, në ambjentet e shkolles, të lagjes së banimit etj", thotë Hazizaj për DW.
Vulgaritetiti i ka rrënjët tek femijëria e dhunshme
Shefi i Departamentit të Sociologjisë në Universitetin e Tiranës, prof. Dr Zyhdi Dervishi mendon se në vitet e fundit dhuna ndaj fëmijëve është më prezente ne zonat urbane të vendit, aty ku ka popullatë të përbërë. Fenomeni, sipas tij, shfaqet si dhunë fizike dhe psikologjike të prindërve ndaj fëmijëve, të vëllezërve ndaj motrave, mes vetë fëmijëve, në formën e dhunës së mësueve ndaj nxënësve, sidomos kur ata janë në ciklin fillor etj.
"Duhet të kemi parasysh që studimet tregojnë se kur fëmijët dhunohen që në moshë të njomë atëherë në procesin e tyre të rritjes apo shoqërizimit të tyre vihen re disa kategorizime. Së pari, kemi të bëjmë me ata fëmijë që dhunën e përjetojnë me mbyllje në vetëvete, me premisat që ata të bëhen asocialë, apo njerëz që nuk dëshirojnë të komunikojnë me të tjerët, qofshin këta dhe anëtarë të familjes. Kategoria e dytë është kur këta fëmijë të dhunuar kur rriten bëhen vetë agresivë, të dhunshëm. Kjo shikohet dhe vlerësohet si hakmarrje e tyre për kohën kur ishin nën dhunë. Studimet e kanë qartësuar faktin se në rradhët e atyre që janë të dhunshëm, pjesën më të madhe e zenë ata që kanë pasur një fëmijëri nën dhunë fizike e psikologjike se sa të tjerët. Pjesa e tretë, që është në një masë të konsiderueshme përbën kontigjentin e njerëzve vulgarë, të ashpër në sjellje. Kjo është shija e tyre për jetën në procesin e rritjes. E them me keqardhje që në shoqërinë shqiptare numri i kësaj kategorie të tretë është në rritje."
Altin Hazizaj nga CRCA shprehet se në Shqipëri infrastruktura e shërbimeve ndaj fëmijëve viktimë e dhunës kap e trajton vetëm raste ekstreme, duke lënë jashtë skemës shumë e shumë raste të cilat fizikisht apo psikologjikisht janë shqetësim për të miturit. Indiferenca dhe pafuqia për t'i trajtuar këto raste, sipas tij, e ka koston individuale, familjare e sociale pak më vonë.