Detyrat e misionit të BE-së EULEX në Kosovë
16 Shkurt 2008Reklamë
Misioni për shtetin ligjor, shkurt EULEX, kështu është pagëzuar misioni më i madh civil në historinë e BE-së, që do të vendoset gjatë shkurtit dhe marsit në Kosovë.
Shtetet e BE-së nuk pritet që ta njohin bashkarisht pavarësinë e Kosovës, që sipas të gjitha gjasave do të shpallet më 17 shkurt. Qipro thotë jo, Rumania, Sllovakia dhe Spanja kanë rezerva. Shtetet e BE-së do të "marin lajmin e shpalljes së pavarësisë". Më pas do të pasojnë njohjet e secilit shtet, më vete. Më të bashkuar janë evropianët në lidhje me misionin e BE-së. Ky mision në njërën anë do të përmbajë EULEX-in, i cili do të ndërtojë dhe kontrollojë gyjqësinë, administratën policinë dhe doganën e ku do të përfshihen 2000 policë dhe juristë.
Bashkimi Evropian do të harxhojë gjithsej rreth dy miliardë Euro për rindërtimin e administratës dhe infrastrukturës në Kosovë. I ndodhur nën presionin e Rusisë, Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun (Ban Ki Moon) nuk e mbështeti haptazi dërgimin e misionit të BE-së në Kosovë. Rusia e konsideron këtë mision të pamoralshëm dhe të paligjshëm, pasi ai nuk mbështetet mbi rezolutën 1244. Bashkimi Evropian shpreson, që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ta tolerojë në heshtje kalimin e administratës nga OKB-ja në dorë të evropianëve.
Reklamë