Demokristianët në Tiranë: Përgjimet e telefonave ogur i keq për demokracinë
24 Shtator 2007Nard Ndoka duke folur për median në lidhje me çështjen e përgjimeve të telefonave për zyrtarë të kësaj partie, përfshi dhe deputetë, tha se kjo “është e patolerueshme në një vend demokratik, një ogur i keq për demokracinë shqiptare”. Ndërkohë që ai e përshkruan flagrant emërimin në krye të drejtorisë së rrugeve të ish-drejtoreshës e cila po përflitet për abuzime me fondet publike.
Ministri i shëndetësisë, Nard Ndoka u shpreh se nga autoritetet duhet të ndalet presioni ndaj partisë demokristiane, të cilës sipas tij i faturohen gjëra që nuk i takojnë. Ai u shpreh se kjo parti do të vazhdojë të mbështesë si deri më tani çdo nismë konkrete të qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe kontrabandës, por në të njëjtën kohë do të distancohet nga çdo përdorim i këtij procesi për qëllime dhe përfitime politike.
“Grupi parlamentar demokristian do të zgjerohet edhe më shumë me deputetë nga partitë e tjera” paralajmëroi të hënën Nard Ndoka, duke hedhur poshtë zërat që flasin për një lloj përçarjeje apo fraksionim të këtij grupimi.
Komentet e kryetarit demokristian vijnë pas qëndrimeve që ka mbajtur më parë kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie, Pashko Ujka. Ujka i ka quajtur përgjimet e telefonave si “një rikthim të praktikave të ish-Sigurimit famëkeq të Shtetit në kohën e komunizmit. Demokriastianët kanë paralajmëruar thirrjen në interpelancë në Parlament të të gjithë atyre funksionarëve të lartë të shtetit që kanë lidhje me procedurat e përgjimeve të zyrtarëve të lartë përfshi dhe deputetët.
Ndërkohë Partia Demokratike ka shtuar të hënën rradhët e grupit parlamentar me një deputet të ri. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar fitoren e kandidatit demokrat Edi Paloka, ndaj atij të opozitës, Luan Zhegu, pas zgjedhjeve të pjesshme parlamentare që u mbajtën të dielën në njerën prej zonave elektorale në Tiranë.
CSCO_seppuku();var csco_tb='if(!document.body) \{window.csco_setTimeout(csco_tb, 100);\}else\{window.csco_setTimeout(CSCO_ITB_show,500);var csco_bodyonresize = document.body.onresize; document.body.onresize = function ()\{if(csco_bodyonresize)\{csco_bodyonresize();\};CSCO_ITB_resize();\}; var csco_selfonresize=self.onresize; self.onresize = function ()\{if(csco_selfonresize)\{csco_selfonresize();\};CSCO_ITB_resize();\};var csco_bodyonscroll=document.body.onscroll;document.body.onscroll = function ()\{if(csco_bodyonscroll)\{csco_bodyonscroll();\};CSCO_ITB_resize();\};var csco_selfonscroll=self.onscroll;self.onscroll = function ()\{if(csco_selfonscroll)\{csco_selfonscroll();\};CSCO_ITB_resize();\};\};'; eval(CSCO_WebVPN["process"]("js",csco_tb));CSCO_seppuku();