060112 Daniel Kahn & The Painted Bird
7 Janar 2012Me mjekër, kapelë të errët, kostum të rrudhur dhe një zë pak teatral mbresëlënës, që përkon me Berlinin e viteve 1920. Daniel Kahn mund të konsiderohej edhe si bashkëkohës i Bertolt Brecht-it. Brechti denoncoi dikur varfërinë e njerëzve në krizën ekonomike të viteve 20-të, Kahn bën të njëjtën gjë në të tashmen, kufijtë e kohës duken sikur janë hequr papritur. Megjithatë, ajo që Kahn dhe ekipi i tij ofrojnë në skenë, është shumë bashkëkohore, edhe pse veshja të kujton më shumë një takim revolucionar të punëtorëve hebrej të epokave të kaluara. „Unë shpresoj se ne jemi një grup nga Berlin i shekullit të 21-të. Ne këndojmë këngë të vjetra, por vetëm ato këngë, që i përshtaten së tashmes dhe që mund të thonë diçka për kohën e sotme. Historia mbetet me të vertetë me ne, por si diçka e gjallë. Problemet janë aktuale, megjithëse janë 100 vjeçare. Gjithçka rrjedh, kjo është historia e kthyer prapa."
Klezmer dhe rrëfime
Kahn-i nuk trajton të kaluarën, por të tashmen, ai ndriçon prombelet e tashme në kontekstin historik. Me muzikën e tij ai do t'i japë jetë të re endrrave të së kaluarës. Lart në listën e tij janë solidariteti, socializmi dhe revolucioni antikapitalist. Dhe me muzikë, mendon Kahn, ai mund ta përhapë mesazhin e tij më së miri, edhe pse tingujt e tij nuk përkojnë me asnjë zhanër të zakonshëm: „Ne e kemi quajtur klezmer të tjetërsuar, një përzierje e influencave të ndryshme, klezmer tradicional dhe këngë jidisht nga Evropa Lindore dhe këngë nga Nju Jorku: poezi moderne, Tom Waits, Bertolt Brecht, Bob Dylan Nina Simone. Mua më pëlqen të rrëfej tregime. Unë mendoj se këngët janë mjetet më të mira, për të transmetuar rrëfimet. Unë i dua baladat e vjetra për dashurinë dhe vdekjen, për papunësinë, luftën dhe shpresën e solidaritetin."
Klezmer është i gjithëpranishëm te Daniel Kahn & Painted Bird. që nga mesjeta është zhvilluar kjo muzikë popullore e ebrejve evropianolindorë dhe bënte pjesë prej qindra vjetësh në të përditshmen e tyre. Prej disa vjetësh ka një ringjallje të zhanrit, festivalet Klezmer përreth botës bashkojnë muzikantët hebrejë dhe johebrejë.
Thyerje tabush dhe provokime
Kahn vetë është në fakt hebre, por u rrit në një familje shumë liberale edhe vetëm përmes muzikës krijoi lidhjen me këngët e vjetra dhe gjuhën jidisht. Ai del në skenë me fizarmonikë dhe kitarë havajane të ndërtuar vetë. Ai këndon anglisht, gjermanisht, dhe jidisht, dhe anëtarët e tjerë të grupit nderhyjnë. Violina dhe klarineta ngazëllehen. Atyre u bashkohen një trombon, një buri, një daulle dhe një piano për të varfër. Kahn provokon, thyen tabu dhe jo rrallë huton publikun. „Kjo ndodh, por nuk është gjithmonë keq, ka pastaj një mundësi, për ta sqaruar pastaj. Mund të jetë provokative, por ne nuk duam që të keqkuptohemi gjithë kohën."
Kahn ka studiuar në qytetin e lindjes Detroit aktrim, regji dhe skenarist, ai ka luajtur muzikë në bare në New Orleans dhe ka shoqëruar atje edhe parada cirku.
Një mendje kaq krijuese i prezanton publikut të tij jo vetëm muzikë, por edhe një spektakël të plotë. Kahn nuk harron kurrë nëntonet ironike dhe kur është e nevojshme ai bërtet nganjëherë edhe në altoparlant. Si këtu në këtë këngë jidisht hurrican Katrina, i cili shkretoi në vitin 2005 New Orleans. Kënga është bazuar në një këngë, që këndonte për fundosjen e Titanic-ut.
Pikërisht në New Orleans, ku dominojnë xhazi dhe big band, ai është dashuruar me muzikën klezmer. Aq shumë, saqë biles vendosi, të mësojë jidisht. Por Kahn nuk ka qenë aktiv vetëm në skenën e muzikës klezmer, por edhe si sindikalist, i cili organizoi ndër të tjera fushatën për pagat minimale të një organizate ndihme për të varfrit.
I dashuruar me vendin, që ka zgjedhur, për të jetuar
Angazhimi i tij pasqyrohet në tekstet e këngëve të tij. Partizanë dhe parazitë, kapitalistë gjkapirës, fashistë, të papunë dhe viktima të shoqërisë: ata kanë të gjithë sot vendin e tyre si karaktere skurile në kabarenë me këngë klezmer në gjuhën jidisht. Polka, valcer dhe valle tradicionale hebraike shndërrohen në një sixhade tingujsh për mesazhin e Kahn-it. Por as dashuria nuk duhet të mungojë. Dhe 32 vjeçari është dashuruar padyshim me vendin, që ka zgjedhur për të jetuar, Berlinin, ku, sipas mendimit të tij, rreh zemra e muzikës Klezmer.
„Ka shumë vite që në Gjermani ka një skenë shumë interesante të traditës muzikore jidisht, ajo ka qenë gjithmonë një vend takimi për artistët nga e gjithë bota, që luajnë muzikë klezmer dhe merren me gjuhën jidisht. Unë u ftova në Berlin dhe kam mbetur këtu. është shumë bukur, është shumë multikulturor. Unë kam një mbajtëse qelësash, ku shkruhet, atdheu, që kam zgjedhur, më pëlqen kjo fjalë.
Autor: Suzanne Cords/Angjelina Verbica
Redaktoi: E. Xhani