Bush dhe Sarkozi zhvillojnë një bisedë miqësore në Maine të SHBA
12 Gusht 2007Pa marrë parasysh pozicionet e ndryshme, Presidenti amerikan, Xhorxh Bush (George Bush), i ka siguruar homologut te tij francez, Nikolas Sarkozi (Nicolas Sarkozy) miqësinë e tij."Mosmarrëveshjet në çështje të rëndësishme nuk janë pengesë për një bashkëpunim të ngushtë", tha Bush gjatë një takimi jo formal me Sarkozinë në rezidencën e tij familjare në Maine të Shteteve të Bashkuara. Bush tha se shpreson për bisedime të përzemërta me presidentin Sarkozy. Temë kryseore e bisedës ishte gjendja në Irak.
Sarkozy në dallim nga paraardhësi i tij Chirac që kundërshtoi ndërhyrjen në Irak, ka një qasje tjetër ndaj Uashingtonit.Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se takimi shënon fillimin e një epoke të mardhënieve të reja ndërmjet dy vendeve.