Bota e filmit pa zë
21 Shkurt 2012Yjeve të mëdhenj të filmit pa zë, Charlie Chaplin dhe Buster Keaton do u kishin humbur fjalët. Sepse favoriti me shancet më të mira për të marrë medaljen e artë këtë vit, kthehet mbrapsht në kohën kur imazhet sapo kishin mësuar të flisnin. Më 26 shkurt (sipas orës së Los Angeles-it, sipas orës së Evropës qëndrore në mëngjes të datës 27 shkurt) do të bëhet shpërndarja për herë të 84-të e Çmimeve Oskar. Dhe dhjetë herë për të marrë trofenë është parazgjedhur filmi "Artisti". Filmi pa zë është një homazh për fillimet e filmit të kinemasë, dhe kjo në një kohë të teknikave tri- dimensionale dhe efekteve mbresëlënëse speciale. Çfarë e bën interesante këtë zhanër, i cili duket kaq sharmant pavarësisht nga koha?
Ernst-August Klötzke e njeh mirë thesin me truke të flimit pa zë që shoqërohet me muzikë dhe ia tregon atë nga afër studentëve të rij në seminarin „kompozimi i filmit pa zë“. Profesori i teorisë së muzikës ndodhet i ulur në një nga pianot e mëdha të sallës së mësimit dhe tregon si ndikojnë motive të ndryshme muzikore atmosferën dhe aksionin e filmit pa zë. "Le të paramendojmë "Hampletin" e Shekspirit. Ofelia ndodhet në një gjendje të vështirë dhe pret Hamletin. ( Ai luan muzikë të dhimshme). Papritur vjen një lajmëtar. (Ai luan muzikë funerali) Dhe dimë ne? Që ritmi i këtij marrshi i jep gjendjes së dhimshme një arsye të vërtetë.“
Menjëherë teoricieni i muzikës Klötzke u jep studentëve një shembull që tregon të kundërtën.
"E kundërta. Ofelia ndodhet në gjendje të vështirë. (Muzikë e trishtuar). Lajmëtari vjen. (Muzikë e gëzuar).
Dhe në këtë moment shikuesi mendon se lajmëtari sjell lajm të mirë, kjo ndërjetësohet në filmin pa zë pa asnjë fjalë, vetëm nëpërmjet muzikës. Dhe kështu funksionon edhe sot në çdo film të Hollywood-it.
„Kur kalorësi i mirë shfaqet bë ekran, atëherë dëgjohet edhe një fanfare. Kur shfaqet i keqi, atëherë jepet një muzikë me nota të ulta. Kjo ka ndikim emocional."
Dhe studentëve në seminarin e filmit pa zë, Profesori i teorisë së muzikës nuk tregon vetëm këto fragmente të pianistëve të filmave të parë pa zë. Së bashku me studentët ai ka analizuar klasikët e filmit pa zë duke i shoqëruar me teorinë dhe 25 studentët kanë kompozuar muzikën e tyre për një film pa zë – të cilën e kanë prezantuar në shkollë me një orkestër live para publikut. Një prej studentëve është Michael Meininger: „Ne vendosëm një ekran të madh dhe luajtëm pjesën tonë paralelisht me filmin. Unë kisha partiturën time dhe filmin, dhe luftova që pjesë të filmit të jenë sinkron me muzikën. është ndjenjë shumë e bukur të dëgjosh muzikën tënde life të luajtur nga një orkesër simfonike. Momenti ishte shumë marramendës.“
Michael Meininger, student i muzikës ka luajtur që fëmijë në orkestër si trombonist, kompozoi kështu për herë të parë pjesën e vetë muzikore.
Interesi për botën e imazhit pa zë nuk është i ri. Herë pas here tregohen cikle me filma pa zë. Në Berlinalen e 60-të, dy vjet më parë u shfaq kryevepra e Fritz Lang-ut "Metropolis", versioni i restauruar.
Nëse filmi "Artisti", fiton më 26 shkurt çmimin e filmit më të mirë, atëherë ky do të ishte Oskari i parë për një film pa zë në 80 vjet. Vetëm në ndarjen e parë të çmimit në vitin 1929, pati fitues të filmit pa zë, më pas fituesit kanë qenë gjithnjë filma me zë.
Autor: Bianca von der Au / Aida Cama
Redaktoi: Angjelina Verbica