Bisedimet Bush-Putin po zhvillohen në një atmosferë të shtendosur
2 Korrik 2007Reklamë
Uashington: Presidenti amerikan Xhorxh Bush dhe homologu i tij rus Vlladimir Putin filluan bisedimet e tyre dyditore në Kenebankport të shtetit federal Mejn. Presidenti Putin është burrështetasi i parë që pritet nga presidenti Bush në rezidencën verore të prindërve të tij. Takimi po mbahet në atmosferë familjare. Nuk ka as përkthyes e as rend të caktuar dite. Tema kryesore të bisedimeve janë sistemi mbrojtës antiraketor amerikan në Evropë dhe çështja e statusit të Kosovës. Bush dhe Putin po flasin në një atmosferë të shtendosur për mënjanimin e divergjencave mes dy vendeve. Ndërkohë të dy politikanët kanë arritur disa marrëveshje, sqaroi ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov. Bisedimet deri tani ishin konkrete dhe me humor.