Birrat e importit po fitojnë terren në Gjermani
7 Qershor 2013Dirk Hoplitschek nuk mund të zhvillonte intervistën pa marrë me vete edhe një çantë me lloje të ndryshme birrash. Një nga themeluesit e faqes online Berlin Beer Index, thotë se nuk mund të flasësh për birrën nëse nuk je duke pirë një të tillë.
Beer Index është njëkohësisht një platformë vlerësimi dhe rrjet social për të gjithë fansat e birrës në Gjermani. Hoplitschek dhe themeluesit e tjerë Robert Pazurek e Florian Sternke ofrojnë të ashtuquajturën "crowd beering", ku fansat e birrës ftohen të blejnë një arkë me birra të huaja. Kur kërkesa është e mjaftueshme atëherë porositet birra në vendin përkatës. Por kur Gjermania ka disa nga birrat më të mira në botë, pse ky pasion për importin?
"Nëse ju krahasoni standartet gjermane dhe produktet amerikane, si birra Anheuser-Busch, ato amerikane janë natyrisht më keq. Por në Gjermani nuk ka shumë variacion dhe inovacion. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të hapim sytë e njerëzve duke u thënë se ka edhe me shumë shije nga çkishit menduar", përgjigjet Hoplitschek.
Gjatë kohës që flet ai është duke pirë një shishe birre Firestone Pale Ale 31, një lloj i birrës tradicionale britanike, por e prodhuar në Kaliforni. Kjo është një nga llojet e birrave shumë pak të njohura, por që janë duke tërhequr vëmendjen e të rinjve të Berlnit.
Arrogancë pa njohur i?
Në Gjermani ka më shumë se 1,300 punishte birrash, po shumica e tyre janë në pronësi të markave të mëdha që prodhojnë birrë në masë. Tradita e punishteve të vogla ka humbur dhe një gjë e tillë konstatohet lehtë kur je duke ecur në rrugët e Berlinit. Gjermanët mund ta konsiderojnë birrën pijen e tyre tradicionale, por ata nuk janë të interesuar për të.
"Shumë njerëz në Gjermani nuk kanë asnjë informacion për birrën. Ata janë arrogantë pa patur njohuri dhe kjo nuk është mirë", thotë Hoplitschek. Në Berlin kjo situatë po ndryshon. Në një kohë që qyteti është duke u bërë më ndërkombëtar, po ndodh edhe një revolucion në mënyrën e të ngrënit dhe të pirjes. Dyqani i birrave “Berlin Beer Shop” , në zonën Moabit, prezanton rregullisht jo vetëm birra gjermane, por edhe të huaja.
Hoplitschek e sheh faqen e tij online Beer Index si një tjetër forum që përpiqet të edukojë njerëzit dhe t'i bëjë ata të flasin për atë që pijnë.
Birra belege po fiton terren
Bart Neirynck, nga Belgjika, është pronari i një bari që shet vetëm birrë belge. "Bari është hapur që prej katër muajsh dhe në fillim vinin vetëm ndërkombëtarë. Nuk dëgjoje aspak gjermanisht. Ishin kanadezë, amerikanë, blegë, hollandezë, francezë, italianë. Gjermanët filluan të vinin katër javë më vonë dhe pjesa më e madhe e tyre janë të rinj." Në muret e barit qëndrojnë shishet e 100 birrave më të mira belge, duke veçuar këtu të mrekulleshmen Duchesse de Bourgogne ose Rodenbach Grand Cru.
Birra blege prodhohet me të njëjtat standarte higjenike si ajo gjermane, por përbërësit e saj i japin shijen e veçante dhe karakeristike. "Falë Ligjit të Pastërtisë së Birrës të vitit 1516, gjermanët bëjnë birrë të mirë nga elbi dhe gruri, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërit varietet. Prandaj mendova të ofroj birrën belge dhe duket se të rinjtë janë duke e pëlqyer", shpjegon Neirynck.