Bin Laden, së shpejti me një mesazh me video për SHBA-te
7 Shtator 2007Kreu i Al Kaidës, Osama Bin Laden, ka njoftuar se do të publikojë një video të re në të cilën do të japë një mesazh për SHBA-të. Lajmi është bërë i ditur nga qendra e studimeve mbi terrorizmin në SHBA, e cila merret me monitorimin e faqes se islamistëve në internet. Sipas kësaj qëndreje, mesazhi mund të jepet pas 72 orësh me rastin e gjashtë vjetorit të sulmeve terroriste më 11 shtator 2001. Në faqen islamike të internetit shihet edhe një fotografi e Bin Ladenit. Mesazhi i tij i fundit i dhënë me video pas sulmeve në Nju Jork dhe Uashington ka qenë publikuar në vitin 2004. SHBA-të ndërkohë kanë vënë si prioritet absolut kapjen dhe vrasjen e kreut të Al Kaidës. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për CNN, këshilltari i presidentit Bush për sigurinë e brëndshme, Frances Tounsend(Frances Townsend).