Berlini - qytet shumë interesant ku zhvillohet Berlinalja, këtë vit përfaqësohen edhe shqiptarët në tre filma
4 Shkurt 2011I varfër por seksi!", kjo është formula të cilën përdor kryetari i bashkisë, Klaus Wowereit, për të përshkruar Berlinin. Me të drejtë, sepse megjithë shumën e madhe të borxheve, Berlini mbetet një qytet shumë interesant. Wowereit ka të dretjë edhe kur thotë se Berlini është seksi, sepse këtu kemi një kreativitet të pafund ku bëjnë pjesë edhe shumë regjisorë dhe përfaqësues të filmit.
Bernd Sobolla
Për vite me radhë shqiptarët i qendruan larg festivalit ndërkombëtar të
filmit në Berlin. Në edicionin e 61-të të tij, ata përfaqësohen si kurrë
më parë: Në garën kryesore konkurron bashkëprodhimi amerikano-shqiptar "The forgiveness of Blood" (Falja e Gjakut), Bujar Alimani do të prezantojë në Forum filmin e tij të parë me metrazh të gjatë "Amnistia", ndërsa Nik Xhelilaj është një nga dhjetë yjet e rinj të përzgjedhur, të cilët do të promovohen në Tregun Evropian të Filmit. Edhe në Talent Campus nuk mungojnë filmat shqiptarë.
Anila Shuka
Redaktoi: MImoza Cika-Kelmendi