BE dhe SHBA zgjidhin grindjen për të dhënat e udhëtarëve
28 Qershor 2007Reklamë
Mosmarrëveshja midis SHBA dhe Bashkimit Evropian për përcjelljen e të dhënave të fluturimeve evropiane është zgjidhur. Sipas të dhënave zyrtare në Bruksel, komisioneri evropian për politikën e rendit Franco Frattini si dhe ministri i brendshëm gjerman Wolfgang Schäuble janë marrë vesh me palën amerikane për një rregull të re. Këtë duhet ta miratojnë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Marrëveshjen fillestare e kishte shpallur të palejueshme Gjykata Evropiane, për arsye të mbrojtjes së të dhënave. Sipas interpretimit të vet, SHBA u duhen informacionet për mbrojtje nga atentatet terroriste. Sipas informacioneve të para, kompromisi i ri parashikon në të ardhmen përcjelljen e të dhënave më pak personale, por një ruajtje më të gjatë të tyre.